• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
4 years më parë

“S’ka më ndërmjetësues të huaj”/ Rama ultimatum: Krizat shkaktohen allashqiptarçe, t’i zgjidhim shqip

ngaAurora Sulçe
në Të gjitha
0
“S’ka më ndërmjetësues të huaj”/ Rama ultimatum: Krizat shkaktohen allashqiptarçe, t’i zgjidhim shqip

Kryeministri Edi Rama u tregua i prerë kur tha se  të gjitha çështjet dhe apo krizat politike e institucionale do të zgjidhen me komunikim të drejtpërdrejtë dhe jo me ndërmjetësimin e të huajve.

Rama tha se të gjitha krizat shkaktohen allashqiptarçe, ndaj dhe duhen zgjidhur vetëm shqip, jo duke folur anglisht.

“Me komunikim të drejtpërdrejtë, duke folur e dëgjuar njëri-tjetrin, mund të merremi vesh për shumëçka. Asnjëherë dhe për asnjë arsye unë dhe kjo shumicë nuk do të pranojmë asnjë lloj ndërmjetësuesi të huaj për të zgjidhur problemet, ngërçet, krizat e brendshme politike apo institucionale. Ato shkaktohen allashqiptarçe nga ne dhe nga ju, jo nga miqtë, ndaj duhet të zgjidhen vetëm nga ne dhe ju, jo duke folur anglisht, por vetëm shqip”, tha Rama.

Më tej, ai u ndal te programi qeverisës, duke thënë se nuk do të ketë më konferenca, akuza e kundërakuza mes palëve politike, por sipas tij, do të ketë një kanal zyrtar për çdo denoncim apo pretendim të ngritur, që lidhet me interesin publik.

“Shqipëria ka ende dy fronte të mëdha, të hapur, nga njëra anë fronti i përpjekjes për zhbërjen përfundimtare të pasojave të tërmetit; nga ana tjetër fronti përpjekjes për daljen nga lufta me pandeminë. Plani ynë, siç jemi zotuar, nuk ndryshon asnjë presje, tani që zgjedhjet janë pas krahëve. Viti 2022 duhet të mbyllë tërësinë e të gjitha plagëve të tërmetit, por deri ditën e kapërcimit të pragut të shtëpisë së re, të gjitha familjet që janë në pritje do vijojnë të marrin nga shteti qiranë, përfshirë dhe at qindra familje që kanë zgjedhur vetë të qëndrojnë në çadër, për shkak të largësisë nga qyteti. Nuk ndryshon as plani i vaksinimit masiv në vijimësi për gjithë popullin. Askush nuk mund të qeverisë përsosmërisht, pavarësisht dëshirës së madhe. Një nga krenaritë më të mëdha të mandatit tonë të dytë do të mbetet fakti se në luftën me pandeminë, sot ne nuk kemi zili asnjë qeveri apo vend tjetër. kemi qenë dhe mbetemi në fashën e vendeve me performancën më të mirë. Dje kemi marrë dhe dritën jeshile për lëvizjen e lirë me pasaportën e vaksinimit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ky është një mesazh kuptimplotë për të gjithë qytetarët e pavaksinuar ende, që të vaksinohen pa humbur kohë, për të mbrojtur shëndetin, por edhe për të lëvizur lirisht jashtë vendit. Gatishmëria jonë do të jetë maksimale për çdo llogaridhënie, kurdo që opozita do të nxjerrë në pah të meta apo gabime. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e lartë të këtyre dy sfidave, i lutem sot opozitës dhe medias të kërkojnë nga qeveria çdo informacion të mundshëm zyrtar, para qëndrimeve. Lajmet e rreme nëpër foltore, ekrane, dëmin psikologjik e bëjnë njësoj. Zotohem se çdo qëndrim kritik, nga do që të vijë, do të trajtohet me seriozitet nga ne. Qeveria e re do të vendosë në dispozicion të publikut një kanal zyrtar për çdo denoncim apo pretendim të ngritur, që lidhet me interesin publik. Formati i mëparshme me konferenca shtypi, akuza e kundërakuza që vetëm helmojnë publikun, për ne konsiderohet e mbyllur”, u shpreh kryeministri më tej.

Pas

Foto-lajm/ Linda Rama ndjek nga llozha fjalimin e kryeministrit

Para

“Toka po lëkundet nën këmbët e të fortëve që legenosën Shqipërinë”/ Rama: Ata që kanë llogari të hapura nuk flenë të qetë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

nga Fast News
18:30 | 26/12/2025
0

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

nga Fast News
18:00 | 26/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
17:30 | 26/12/2025
0

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

nga Fast News
17:00 | 26/12/2025
0

Para
“Toka po lëkundet nën këmbët e të fortëve që legenosën Shqipërinë”/ Rama: Ata që kanë llogari të hapura nuk flenë të qetë

"Toka po lëkundet nën këmbët e të fortëve që legenosën Shqipërinë"/ Rama: Ata që kanë llogari të hapura nuk flenë të qetë

Recent News

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

18:30 | 26/12/2025
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

18:00 | 26/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar