Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen afganëve të cilët mbërritën në Shqipëri orët e para të mëngjesit të sotëm.
Gjithashtu ai ka shpërndarë dhe dhurata teksa i vizitoi në resortin ku janë strehuar në Durrës.
Kreu i qeverisë tha se e kupton situatën që ata po jetojnë sot pasi edhe shqiptarët kanë qenë dikur në vendin e tyre. Një prej grave afgane falënderoi kryeministrin ndërsa zbuloi edhe një detaj të veçantë, se një prej bebeve afgane feston ditëlindjen pikërisht sot, në ditën e parë të një jete të re në Shqipëri.