• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Pse disa njerëz kanë fobi kërthizën

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Pse disa njerëz kanë fobi kërthizën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Nëse jeni në këtë artikull, me gjasë keni omfalofobi (omphalophobia) ose jeni kuriozë të dini për këtë fobi specifike. Omfalofobia është një fobi specifike – pra frikë ekstreme, e vazhdueshme e cila përqendrohet në një gjë të caktuar. Në këtë rast, te kërthiza.

Ashtu si me fobitë e tjera specifike, njerëzit mund të jenë ndoshta të vetëdijshëm se nuk është e arsyeshme, por nuk mund ta kontrollojnë. Ankthi rritet thjesht duke menduar për kërthizën, madje mund të shfaqen edhe simptoma fizike.

A mund të hapet kërthiza? Jo. Kërthiza është mbetje e kordonit umbilikal. Shumë prej kërthizave duket sikur kanë një nyjë që mund të zbërthehet, por jo – nuk mund të hapet.

Jo të gjithë janë adhurues të kërthizës. Ndoshta nuk ju pëlqen t’i shihni apo t’i prekni, të të tjerëve ose tuajën. Ose ndoshta pyesni veten nëse kërthiza juaj është normale ose pse e keni të dalë jashtë. Mirëpo asnjë nga këto gjëra nuk tregon për fobi, por thjesht preferenca personale.

Nga ana tjetër, janë disa shenja që tregojnë se mund të keni omfalofobi:

– Frikësoheni nga mendimi për të parë një kërthizë.
– Përpiqeni të largoheni prej tyre. Shmangni pishinat, plazhet dhe dhomat dhe zhveshjes.
– Keni ankth kur shihni një kërthizë.
– Një kërthizë provokon një dëshirë për t’u larguar.
– Nuk e prekni dot kërthizën tuaj ose atë të njerëzve të tjerë.
– Keni ankth kur dikush prek kërthizën.

Simptomat fizike të fobive mund të përfshijnë:

– gojë e thatë
– dridhje
– djersë
– gulçim
– stomak i përzierë, të vjella
– shtrëngim në gjoks
– rrahje të shpejta të zemrës

Shkaqet e mundshme të omfalofobisë

Frika është një përgjigje normale ndaj rrezikut. Kur jeni në rrezik, frika nxit një reagim që mund t’ju shpëtojë. Një fobi shkon përtej kësaj. Fobia është një frikë e tepruar ose e paarsyeshme që shkakton probleme në jetën tuaj.

Fobitë mund të zhvillohen pas një përvoje të keqe. Kur ndodh kështu, quhet fobi eksperimentale-specifike. Megjithatë një përvojë e keqe nuk është e nevojshme për të patur një fobi. Kjo quhet fobi specifike joeksperimentale.

Faktorët gjenetikë, zhvillimorë dhe mjedisorë mund të luajnë një rol në shfaqjen e fobive. Frika nga kërthizat është e paarsyeshme, kështu që mund të mos jeni në gjendje të përcaktoni shkakun e saktë. Megjithatë kjo fobi është e trajtueshme me sukses./anabel

Pas

Sulmet në Kabul, ISIS merr përgjegjësitë

Para

“Thirrini mendjes në timon”/ Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Humba të afërmin tim, shoferin fatkeq që e bëri atë rrugë për 20 vjet pa një gabim

Para
“Thirrini mendjes në timon”/ Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Humba të afërmin tim, shoferin fatkeq që e bëri atë rrugë për 20 vjet pa një gabim

"Thirrini mendjes në timon"/ Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Humba të afërmin tim, shoferin fatkeq që e bëri atë rrugë për 20 vjet pa një gabim

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

nga Fast News
11:52 | 20/09/2025
0

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

nga Fast News
11:48 | 20/09/2025
0

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

nga Fast News
11:14 | 20/09/2025
0

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

nga Fast News
11:05 | 20/09/2025
0

Recent News

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

11:52 | 20/09/2025
S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

11:48 | 20/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar