Vijojnë të dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik me 4 viktima sot në Qafën e Muzinës, në aksin Sarandë-Gjirokastër.
Mësohet se një vajzë e cila udhëtonte në furgon ka arritur ti shpëtojë plagëve të marra.
Ndërkohë janë identifikuar dhe emrat e tre prej viktimave të përplasjes fatale, ata janë Fiqiri dhe Dritë Korçari 77 dhe 72 vjeç si dhe shoferi i furgonit Bardhi Proda, 51 vjeç.
Aksidenti u shënua pasdite rreth orës 15:30.
Sipas policisë, një fuoristradë tip “Land Rover” i ka prerë rrugën furgonit të linjës Tiranë-Sarandë, e për pasojë janë përplasur.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.
Njoftimi paraprak i policisë Gjirokastër:
Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P. Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.
Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.