Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka komentuar sot lajmin që dha kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se studentët dhe pedagogët duhet të bëjnë vaksinën anti-C OVID19, ose nuk do të lejohen të hyjnë në auditorë.
I ftuar në rubrikën “Opinion” , Boçi ‘shpërtheu’ me tone të ashpra ndaj kreut të qeverisë.
“Nuk jam vaksinuar, unë mendoj se qytetari duhet ta zgjedh vetë kohën dhe detyrimin. Ende flasim për shifra të ulëta të vaksinimeve, dhe nuk duhet të bëhen deklarata detyruese. Pafytyrësisht vetë kërkon që ta mbulojë me deklarata detyruese. Është e udhës që pedagoget dhe studentët të kryenin vaksinimin, siç kemi kërkuar me mësuesit. Habitem se pse kaq muaj me vonesë dalim me deklaratë krejtësisht të vonuar. Duket se është bërë ritual që vetëm Rama deklarohet ministrat heshtin. Ai mendon se kështu do vazhdojë.”, -tha Boçi.
Mes të tjerash Boçi tha se deri më tani qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar situatën e shkaktuar nga COVID-19, ku shifrat e infektimeve këto ditë janë rritur ndjeshëm.
“Nuk ka masa nga ana e qeverisë. Komiteti i Eksperteve nuk bëri ndonjë ndryshim. Këtu duhet gjendur përputhjeje mes alarmit të qeverisë dhe të kryeministrit. S’ka rakordim të emergjencave civile, siç është rasti i pandemisë. Studentët dhe pedagogët duhet të ishin vaksinuar me kohë. Shpresojmë dhe urojmë që situata të jetë e lehtë dhe të angazhimit të njerëzve që të kuptojnë rëndësinë e vaksinimit. Ne si parti nuk kemi qenë kundër vaksinimit, por qeveria duhet të gjejë mënyrën e qasjes te kategoritë e caktuara. S’ka pasur politikë konstate të qeverisë për vaksinat. Duhet të ishte qeveria ajo që duhet t’i kishte orientuar. Sot do të kishte kërkesë nga njerëzit për t’u vaksinuar. Kemi shtrënguese nga vendet e BE dhe udhëtimi kushtëzohet nga pasaportat e vaksinimit.”, pohoi Boçi.
Gjithashtu ai u shpreh se do të kryejë vaksinën anti-covid. “Sigurisht. Pjesa e mosvaksinimit nuk ka qenë pjesë e neglizhimit tim, por radha s’ka arritur në atë pjesën time si pedagog. Se nuk dua që ta bëjë si politikan. Si unë ka njerëz të tjerë.”. tha ai
Duke u ndalur tek vendimi i ministrisë së Shëndetësisë për shtyrjen e fillimit të viti tytë ri shkollor, Boçi theksoi se ministrja Kushi shtyhu vetëveten. “Ajo tha se nga java 1 deri në 13 do të behej mësimi plotësues. Papritmas pati një deklaratë të ministres me parimin; ‘ça themi në darkë se themi në mëngjes’. Motivet ishin banale. Zgjatja e këtij procesi tregon se ministria nuk ka asnjë plan. Nxënësit s’kanë marre njohurite e duhura ne shkolla. Mesimi online, deshtim”, deklaroi ai.