Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Kamzës.
Bëhet fjalë për një 65 vjeçar, i cili ka humbur jetën pasi është rrëzuar në pus.
Paraprakisht, policia sqaron se viktima kishte hyrë brenda për të pastruar pusin në banesën e një personi tjetër.
“Rreth orës 12:15, në rrugën “Ismail Qemali”, në Kamzë, dyshohet se duke pastruar pusin në banesën e shtetasit Q. M, ka rënë në brendësi të tij punëtori shtetasi Q. H., 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, sqaron policia.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.