• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Natyra nuk na lë kurrë në baltë” Mjeku i njohur tregon studimin më të fundit për variantin Delta

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Natyra nuk na lë kurrë në baltë” Mjeku i njohur tregon studimin më të fundit për variantin Delta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të fundit, ku vihet në dukje fakti se imuniteti natyror të mbron më shumë dhe më gjatë se sa ai i përfituar nga vaksina C OVID19.

Duke iu referuar një studimi nga Universiteti i Tel Aviv në Izrael, ai shprehet se nga mostrat e marra, rezulton se një person që e ka kaluar virusin, por i pa vaksinuar, ka 13.6 fish më shumë mbrojtje ndaj variantit Delta, 27 fish më shumë nga infektimet simptomatike dhe 5.06 fish më shumë nga shtrimet në spital.

Në konkluzionin e autorëve të këtij studimi, mjeku Alimehmeti citon se: “ Në krahasim me dy doza Pfizer, imuniteti natyror ofron mbrojtje me të gjatë dhe më të fuqishme kundër infektimit, sëmundjes simptomatike dhe shtrimit në spital të shkaktuar nga varianti Delta i SARS-CoV-2”.

REAGIMI I PLOTE:

“Vështro thellë brenda Natyrës dhe do të kuptosh çdo gjë më mirë.”

Cit.: Albert Einstein

Natyra nuk na lë kurrë në baltë miqtë e mi, edhe kundër variantit Delta!

Edhe vaksina funksionon, por mbetet në vend të dytë sa herë garon kundër Natyrës.

Siç ishte e pritshme prej muajsh, Izraeli do të na kthjellonte mendimet mbi efektin e imunitetit natyror përkundrejt efektit të vaksinës

Pfizer edhe ndaj variantit Delta!

Dhe kjo ndodhi!

Hulumtuesit e Universitetit të Tel-Avivit dhe të fondit të sigurimeve Maçabi Healthcare Services studiuan dhe krahasuan ndërmjet tyre efektivitetin kundër variantit Delta në:

673.676 persona të vaksinuar por të painfektuar më parë,

62.883 të infektuar më parë dhe të pavaksinuar, dhe

42.099 të vaksinuar e të infektuar më parë.

Efektet janë krejtësisht të pritshme por tani marrin edhe dimension numerik!

Rezultatet kur grupet futen në garë në të njëjtën kohë, pra kur infektimi natyror apo vaksinimi ka ndodhur në të njëjtën periudhë (janar-shkurt 2021):

Në krahasim me vaksinën Pfizer, imuniteti natyror (të infektuar e të pavaksinuar) mbron:

13.06 fish më shumë nga infektimet Delta (tabela 2a),

27.02 fish më shumë nga infektimet simptomatike Delta (tabela 2b),

8.06 fish më shumë nga shtrimet në spital nga Delta (tabela S1).

Rezultatet kur nuk merret fare parasysh koha kur është kaluar infeksioni apo kur është marrë vaksina, që do të thotë se infektimi ka ndodhur shumë muaj më parë dhe niset në disavantazh me vaksinon:

Në krahasim me vaksinën Pfizer, imuniteti natyror (të infektuar e të pavaksinuar) mbron:

5.96 fish më shumë nga infektimet Delta (tabela 3a),

7.13 fish më shumë nga infektimet simptomatike Delta (tabela 3b),

7.03 fish më shumë nga shtrimet në spital nga Delta (tabela S2).

Çfarë ndodh kur të infektuarit më parë e të pavaksinuar krahasohen me të infektuarit më parë dhe të vaksinuar?

Kur vaksinohen personat e infektuar më parë:

Risku i infektimit ulet në mënyrë statistikisht sinjifikante me 47% (tabela 4a).

Risku i infektimit simptomatik nuk ulet në mënyrë sinjifikante (p = 0.194) (tabela 4b).

Mbrojtja më e mirë nga imuniteti natyror që tregohet në këtë analizë mund të shpjegohet nga përgjigja imunitare më e gjerë kundër proteinave të SARS-CoV-2 në krahasim me përgjigjen e gjeneruar vetëm kundër proteinës spike që bën vaksina.

Konkluzionet e autorëve:

Në krahasim me dy doza Pfizer, imuniteti natyror ofron mbrojtje me të gjatë dhe më të fuqishme kundër infektimit, sëmundjes simptomatike dhe shtrimit në spital të shkaktuar nga varianti Delta i SARS-CoV-2.

Individët e infektuar më parë dhe që morrën një dozë të vetme vaksine përfituan mbrojtje shtesë kundër variantit Delta.

Post Scriptum:

Në asnjë nga grupet nuk u regjistrua asnjë vdekje e vetme!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Pas

Nuk do ta njihni/ Në ditën e lindjes, Rudina Magjistari publikon foton e rrallë kur ishte vetëm 4-vjeç

Para

E rëndë në Kamzë/ Bie brenda në pus, humb jetën 65-vjeçari

Para
E rëndë në Kamzë/ Bie brenda në pus, humb jetën 65-vjeçari

E rëndë në Kamzë/ Bie brenda në pus, humb jetën 65-vjeçari

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

nga Fast News
11:52 | 20/09/2025
0

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

nga Fast News
11:48 | 20/09/2025
0

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

nga Fast News
11:14 | 20/09/2025
0

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

nga Fast News
11:05 | 20/09/2025
0

Recent News

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

11:52 | 20/09/2025
S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

11:48 | 20/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar