Bledar Selmanaj, 39 vjeçari i cili u prangos ditën e djeshme nga policia e Vlorës për vrasjen e 25 vjeçarit Xhuljano Bullari në fshatin Babicë, ka mohuar krimin e bërë.
“Arma dhe rrobat nuk janë të miat, kam njohje me 25-vjeçarin po nuk e vrava. Kam qënë i përfshirë gabimisht në ngjarje”- mësohet të ketë thënë Selmanaj në komisariat.
Sipas tij ai është përfshirë gabimisht në këtë ngjarje. 39-vjeçari pohon lidhjen dhe miqësinë me Xhuljano Bullarin, por tregon se nuk ka qëlluar ai kundrejt tij.