Personi që shikoni në foto është Bledar Muça, pronari “Bar Pedonales” në Lushnje i cili u vra me kallashnikov mbrëmjen e djeshme në lokalin e tij në Lushnje.
Muça nuk rezulton si një njeri problematik në Lushnjë dhe nuk ka as precedent kriminal.
Ai rezulton i martuar me mbesën e Roland Shytit, personazh i dosjes “Hakmarrja për Drejtësi” i njohur me nofkën “Mustaqekuqi”.
Ekzekutimi mafioz ndodhi në ambientet e bar “Pedonale”, në pronësi të viktimës. Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur dhe 5 persona të tjerë, konkretisht: Judin Velo, 32 vjeç; Ervis Tafa; Sara Liçi, 24 vjeçe; Majlinda Gjyla, 66 vjeçe dhe Eksara Sauli, 26 vjeçe.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit dyshohej se janë plagosur rastësisht dhe nuk kanë lidhje me viktimën.