• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

“Shërohet” biznesi i ujit nga pandemia

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
“Shërohet” biznesi i ujit nga pandemia
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Shitjet e ujit të ambalazhuar për 2021 janë 50% më të larta se në 2020. Kërkesa tejkalon edhe 2019-n. Kompanitë e ujit të ambalazhuar pohojnë se rritja vjen si pasojë e hapjes së ekonomisë dhe zbutjes së masave kufizuese.Pas përgjysmimit të shitjeve në periudhën e karantinës, kërkesa për ujin e pijshëm të ambalazhuar e ka tejkaluar vitin 2019. Pandemia, e cila preku një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë, ndikoi edhe te kompanitë vendase të ujit të ambalazhuar.

Vjet, operatorët kryesorë raportuan rënie të shitjeve, veçanërisht në muajin prill kur vendi ishte i izoluar, me tkurrje 40-50%. Për shumicën e kompanive, ku tregu është i ndarë 50% në markete dhe supermarkete dhe 50% në bare, restorante, hoteleri-turizëm, përgjysmimi i shitjeve nisi që nga 10 marsi (kur nisi karantina).

Këtë vit, sipas operatorëve, shitjet e ujit të ambalazhuar janë 50% më të larta se në 2020, për shkak të hapjes së ekonomisë dhe heqjes së masave kufizuese. Situata është rikuperuar shumë shpejt dhe shitjet kanë tejkaluar nivelin e 2019-s. Një tjetër arsye e rritjes së shitjeve janë edhe temperaturat e larta që po mbizotërojnë në gjithë Shqipërinë, ndërsa rënia e reshjeve ndryshon si me “thikë” shitjet krahasuar në kohë të nxehtë.

Në raport me vjet, është shënuar rritje e lartë edhe e eksporteve. Për 2021, kompanitë e ujit të ambalazhuar po eksportojnë edhe në tregje të reja, siç është Anglia dhe ka rritje të kërkesës në Dubai. Për të përballuar kërkesën e lartë, kompanitë janë detyruar të investojnë në ngritjen e fabrikave të reja që do të prodhojnë ujë vetëm për eksport.

Pritshmërinë e operatorëve janë pozitive edhe për muajin në vijim, si për kërkesën e ujit të ambalazhuar nga familjarët, ashtu edhe në HoReCa (Hotele-Restorante dhe Kafene).

Prodhimi dhe kërkesa

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, prodhimi i ujit në 2020, në raport me vitin 2019, pati rënie të lehtë. Vjet u prodhuan 163,2 mln litra ujë mineral nga 163,7 mln litra në 2019. Rënie kanë shënuar edhe importet e ujit të ambalazhuar, sipas të dhënave të Doganave. Në 2020-n, importet ranë 16,5% krahasuar me 2019. Për 5-mujorin e 2021, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, importet u rritën 18%.

Kërkesa në tregun vendas përballohet nga prodhimi i brendshëm. Importet në 2019-n zinin vetëm 6% të tregut, sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë për prodhimin dhe Doganave për importet.

Kompanitë më të mëdha të tregtimit të ujit të ambalazhuar thonë se në 2020, shitjet në HoReCa u ishin gati zero në muajt mars-maj gjatë periudhës së karantinës, ndërsa për ambalazhimet familjare kërkesa vijoi normalisht edhe në pandemi. Sipas drejtuesve të kompanive të prodhimit të ujit, efekti i karantinës është kapërcyer dhe aktualisht shitjet janë të larta. Arsyeja e rritjes së kërkesës është hapja e ekonomisë.

“Në këta 6 muaj, kërkesa në HoReCa është rritur ndjeshëm, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-s, pasi vjet, për shkak të pandemisë, baret, restorantet dhe hotelet u mbyllën në periudhën e karantinës (shitjet në HoReCa u zeruan). Edhe në sezonin turistik, nuk ishin të larta, pasi nuk pati fluks të turistëve të huaj.

Tashmë, gjithçka ka ndryshuar. Tregtarët që furnizohen me ujë nuk ngurojnë më për shpenzime, siç ndodhte vjet, pasi ishin të pasigurt për ecurinë e pandemisë. Aktualisht, shitjet më të larta janë në HoReCa, në zonat bregdetare. Ecuria është e kënaqshme. Për sa i përket konsumit të ujit nga familjarët, trendi vazhdon të jetë i njëjtë, si në vitin 2020”, – nënvizon administratori i kompanisë “Lajthiza”, z. Thanas Siveri. Për këtë kompani, 50% të shitjeve e zënë shërbimet HoReCa dhe 50% marketet dhe supermarketet.

Për periudhën janar-maj, rritje të kërkesës me 50% më shumë se e njëjta periudhë e 2020 ka pasur edhe për ujin e ambalazhuar “Qafshtama”. Sipas administratorit të kompanisë, z. Florant Dautaj, arsyet e rritjes së kërkesës janë shtimi i klientëve në HoReCa dhe retail.

“Për këtë vit, krahasuar me 2020, kur pandemia solli shtrëngim të masave kufizuese (mbyllje të të gjithë sektorit HoReCa e cila nisi në mesin e muajit mars deri në maj) kërkesa është rritur në total me 50%. Një ndër faktorët kryesorë është heqja e masave kufizuese, pasi rihapja e bareve, restoranteve solli rritje të konsumit të ujit të ambalazhuar, kryesisht të formatit 0.5 litër në shishe plastike dhe formatet e ujit në shishe qelqi”.

Shitjet e ujit kanë vijuar trendin rritës që para pandemisë dhe në periudhën e Covid-19, sipas administratorit të “Qafshtamë”, ky konsiderohet faktori kryesor që sektori të mos ndikohej nga kriza. “Dëshiroj të theksoj se ka një rritje të kërkesës për ujin ‘Qafshtama’, pasi krahasuar me vitin 2019 (viti jo i pandemisë) dhe me 3-mujorin e parë të vitit 2020, kur Covid-19, ende nuk ishte shfaqur ka pasur një rritje konstante të xhiros prej 25%.

Rritja vjen si nga sektori HoReCa, por ashtu dhe nga sektori i retail-it, gjë që tregon se është rritur numri i klientëve që preferojnë ujin ‘Qafshtama’ si zgjedhjen e parë për familjen”, pohon z. Dautaj.

Ecuria e kompanive të reja

Ecuria e shitjeve është e kënaqshme edhe për kompanitë e reja në treg, siç është uji “Dukati”. Kërkimet për burimin e ujit nga mali i Çikës në Dukat (vendburimi i ujit është 180 metra nën tokë) nisën në fillim të vitit 2016. Një vit më pas, në 2017, kompania “Lufra” nisi investimet për ngritjen e fabrikës që do të prodhojë ujin e ambalazhuar “Dukat”. Shitjet nisën në vitin 2018 dhe sipas administratorit të kompanisë, z. Franci Ndreka, trendi i tyre është rritur muaj pas muaji.

Arsyeja që ka ndikuar te rritja e kërkesës, sipas z. Ndreka, është kujdesi i konsumatorëve për produkte të shëndetshme, duke përfshirë edhe ujin e pijshëm të ambalazhuar. “Fabrika nisi shitjet në mesin e vitit 2018 dhe që atëherë kanë vazhduar rritjen. Mund të them se për shkak të izolimit nuk arritën rritjen e duhur në atë 3-mujor, por më pas shitjet janë përmirësuar.

Këtë vit, shitjet kanë kaluar pritshmëritë tona, ndoshta edhe prej faktit që konsumatori është bërë më i ndërgjegjshëm ndaj mineraleve që duhet të marrë nëpërmjet pirjes së ujit. Gjatë pandemisë, të gjithë u bëmë më të kujdesshëm ndaj shëndetit dhe lexuam shumë për ushqimet që konsumojmë çdo ditë.

Produktet të cilat ndihmojnë drejtpërdrejt shëndetin janë ato të cilat kanë mbizotëruar te shitjet gjatë vitit 2021. Njerëzit janë më të ndërgjegjshëm që të lexojnë etiketat dhe të zgjedhin produkte më cilësore kur vjen puna te shëndeti, në këtë rast uji që pinë”, pohon administratori i ujit “Dukati”.

Kërkesa është më e lartë edhe në raport me periudhën para pandemisë. Arsyet janë nisja më herët e sezonit turistik në 2021 dhe konsolidimit të kompanisë në treg. “Në fillim kur ‘Dukati’ ende nuk njihej për veçoritë e tij, kërkesa nuk ishte shumë e lartë. Por këtë vit, përveç ndërgjegjësimit të konsumatorëve ndaj veçorive të ndryshme që duhet të ketë uji, edhe turizmi ka filluar më herët se vitet e tjera, duke ndikuar në tejkalimin e shifrave të parashikuara”, tha z. Ndreka.

Pandemia shtrenjtoi kostot e prodhimit

Kompanitë më të mëdha të tregtimit të ujit pohojnë se edhe vjet pas përfundimit të izolimit, shitjet ishin më të larta se në 2019, por vuajtën koston e lartë të prodhimit dhe të stokut të mbetur. Investimi për dezinfektimin, infektimi i punonjësve, por edhe kufizimi i orarit të lëvizjeve konsiderohen prej tyre faktorët kryesorë për shtrenjtimin e kostos së prodhimit.

Thanas Siveri, administratori i ujit “Lajthiza”, thotë se në vitin 2020, kërkesa nuk u ndikua nga kriza e Covid-19, por vjet prodhimi ishte me kosto tepër të lartë. Ai pohon se tashmë situata është rikuperuar. “Edhe vjet, kërkesa ishte më e lartë se në 2019-n, por për shkak të pandemisë, kostoja e prodhimit të ujit ishte më e shtrenjtë, pasi u shpenzuan fonde të mëdha për dezinfektimin e ambienteve, por edhe shumë punonjës u infektuan nga Covid-19. Këtë vit, kërkesa për ujë ka tejkaluar shifrat e 2019-s. Pritshmëritë janë pozitive edhe për muajt në vazhdim”.

Investimet e reja për prodhimin e ujit

Pas një investimi 3-vjeçar, në Shqipëri u përurua pak ditë më parë fabrika e re e kompanisë “Blu Imperial”, që do të prodhojë ujin me logon “Selita”. Investimi 20 milionë dollarë i përket grupit “Kastrati” (kompania “Blue Imperial” u ble në 2018 nga grupi “Kastrati”) dhe synon shitje deri në 70% të ujit të prodhuar në muajt e verës dhe rritjen e eksportit të ujit në vendet arabe.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Blu Imperial”, Julian Beqiri, tha se investimi i ri vjen në një kohë kur konsumi i ujit është në trend rritës në Shqipëri dhe kërkesa për eksport në vendet arabe është e lartë. “Në nivel global, konsumi i ujit çdo vit rritet 6-7%.

Arsyeja kryesore e rritjes është të qenët të shëndetshëm, pasi njerëzit zgjedhin më shumë të konsumojnë produkte të shëndetshme dhe një prej tyre është edhe uji. Edhe në Shqipëri, konsumit i ujit ka shënuar trend rritës nga viti në viti. Në kahun tjetër, kërkesa për ujin shqiptar është e lartë në tregjet e Lindjes së Mesme dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Janë të gjithë këta faktorë së bashku që grupi ‘Kastrati’ vendosi të blinte në 2018 kompaninë ‘Blu Imperial’, që është në treg prej 20 vitesh, për të prodhuar ujin e ambalazhuar me logon “Selita”. Një tjetër arsye e ngritjes së fabrikës është edhe punësimi. Kompania ka punësuar 60 punonjës së rinj dhe të lidhur me ne funksionojnë edhe një rrjet prej 100 punëtorësh për shpërndarje.

Uji Selita, që buron nga Malësia e Tiranës, është burim i hershëm dhe meritonte investim serioz. Studimet për vlerat e këtij uji datojnë që në vitin 1942 nga italianët, në kohën e pushtimit të Shqipërisë”, tha z. Beqiri. Në tregtimin e ujit të pijshëm, aktualisht gjen lehtësisht ujë të ambalazhuar (sidomos në ambalazhime familjare) me logo të falsifikuar “Selita”. Zoti Beqiri thotë se për zgjidhjen e këtij problemi do t’u drejtohen institucioneve shtetërore dhe shumë shpejt në treg nuk do të ketë logo informale.

Të ardhurat dhe fitimet e kompanive

Lajthiza Invest është operatori më i madh në tregun e ujit, sipas të ardhurave, me qarkullim vjetor prej 1.6 miliardë lekësh në 2019-n, i ndjekur nga Uji i Ftohtë Tepelena me 1.3 miliardë lekë, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Në 2019-n, të ardhurat e kompanisë “Tepelena” u rritën 11% dhe fitimet 47% krahasuar me 2018. Sipas të dhënave të QKB-së, edhe për kompaninë tjetër të ujit të ambalazhuar “Lajthiza”, të ardhurat u rritën 21%. Në 2019, fitimet e kompanisë ishin 31% më të larta se në 2018. Uji “Qafshtama në 2019 pati 9% rënie të ardhurash në raport me 2018. Fitimet e kompanisë u rritën 13%.

Të ardhurat e ujit “Alpin sh.p.k.” në 2019 u rritën 14% krahasuar me 2018, ndërsa fitimet ranë 2%. Për ujin “Akull” të ardhurat u rritën 27% dhe fitimet 35%. Uji “Dukati” filloi shitjen në mesin e 2018-s. Të ardhurat e kompanisë në 2019 ishin 96% më të larta se në 2018 dhe fitimet 34% më shumë./MONITOR

Pas

Fluks i madh për Pelegrinazhin, trafik në Malin e Tomorrit

Para

Me kok ainë në makinë, 5 të arrestuar në Lezhë

Para
Nga Tirana në Dhërmi/ Policia arreston tre djem brenda në lokal, ja çfarë u zbuloi pas kontrollit

Me kok ainë në makinë, 5 të arrestuar në Lezhë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

nga Fast News
13:28 | 15/09/2025
0

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

nga Fast News
13:20 | 15/09/2025
0

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Recent News

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

13:28 | 15/09/2025
“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

13:20 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar