Marrë shkas nga rritja e ndjeshme e rasteve aktive me Koronavirus, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ka kërkuar nga qytetarët përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u vaksinuar sa më shpejt ndaj Covid19 si dhe duke respektuar masat anti-COVID.
Teksa ftoi qytetarët për të shfrytëzuar ditët e muajit të hapur të vaksinimit masiv, Manastirliu në postimin e saj shkruan se mund të vaksinohen edhe gjatë fundjavës në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin.
Postimi i ministres Manastirliu:
? Rritja e rasteve të infektimeve ditore, të shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 5 mijë rasteve aktive me #Covid19 në vend, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u ?vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19 si dhe duke respektuar protokollet e shëndetit publik të cilat përcaktojnë qartë masat që duhen zbatuar në çdo mjedis dhe aktivitet.
?Vendos maskën?
?Ruaj distancën↔️
⚪️Laj duart?
? Shfrytëzoni ditët e muajit të hapur të vaksinimit masiv?
?Edhe gjatë fundjavës mund të vaksinoheni në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin.
#VaksinohuSot?
#MbroShëndetin?
#VaksinatShpëtojnëJetë?