Joana Peca, 27-vjeçarja shqiptare, u qëllua disa herë rresht në fytyrë rreth orës 17:30 të shtunën. Njarja ndodhi në Shën Petersburg ku shqiptarja u qëllua me armë nga babai i fëmijës së saj. Policia thotë se ai njihej me emrin “Bambi”.
Peca u gjet pa shenja jete në makinë ndërsa fëmijët nuk pësuan ndonjë dëmtim fizik. Fëmija i saj i madh ndodhej në sediljen e pasme gjatë të shtënave, deklaruan autoritetet.
“Fëmijët ishin të padëmtuar, por të tmerruar nga ajo që sapo kishte ndodhur,” tha Sandra Bentil, zëdhënësja e Departamentit të Policisë në Shën Petersburg.
“Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre, dhe ne me të vërtetë do të donim të merrnim drejtësi për ata që janë përgjegjës, personin ose njerëzit që janë përgjegjës për vdekjen e saj,” tha Bentil.
Babai i foshnjës, Benjamin Robert ëilliams, i njohur si “Bambi”, është i dyshuari kryesor i policisë. Policia ka ofruar një shpërblim deri në 5,000 dollarë për këdo që jep informacion që mund të çojë në arrestimin e tij.