• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Llumi ka nisur të vlojë”/ Si u punësua përmes shantazheve Anila Basha në 6 institucione, gazetari publikon informacionet shokuese

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Jo vetëm Eli Fara/ Gazetari zbulon pagën që merr Anila Basha në bashkinë e Elbasanit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pasi publikoi faktet se gazetarja dhe drejtuesja e një media online, Anila Basha, është e punësuar si këshilltare në Bashkinë e Elbasanit, ku merr një pagë prej 700 mijë lekë, gazetari Adriatik Doçi nuk e ka lënë me kaq.

Në një shkrim tjetër të publikuar në llogarinë e tij në facebook, Doçi shkruan se Anila Basha është paguar edhe në 6 institucione të tjera.

“Llumi ka nisur të vlojë”, shkruan ai, ndërsa thotë se ajo është paguar nga të paktën 6 institucioneve nëpërmjet shantazheve dhe madje ka punësuar edhe familjarë të saj.

“Anila Basha është paguar me paratë tona, jo nga dy, por nga të paktën gjashtë institucione publike, për këshilla rakie dhe shkrime qesharake nafte. E theksojmë: Të paktën gjashtë”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Anila Basha u pagua nga 6 institucione publike për këshilla dhe shkrime lëpirëse, kunata në KESH, mbesa në KLSH, vëllai… (ju rrofshin diplomat ju)

Duke i ikur përballjes me faktin e përfitimit pa kriter të parave publike, Anila Basha u shpërfytyrua së fundmi në një diare patetike dhe vulgare, duke kërcyer nga emrat e gjyshërve të mi tek krahasimi absurd i numrit të banorëve të Lushjes me popullësinë e vendeve përtej detit.

Po pse emri modern i gjyshes time e ka detyruar Anila Bashën të fusë në xhep taksat tona në formë gjobe ose qoke, me firmën e zyrtarëve të ndryshëm?! Siç e shihni, marrëzia e këtij ‘argumenti’ është e pakufijshme.

Megjithatë, sot do të zbulojmë një tjetër këmbë të errët të oktapodit gjobëvënës, shantazhues dhe klientelist të gazetarisë në Shqipëri.

Anila Basha është paguar me paratë tona, jo nga dy, por nga të paktën gjashtë institucione publike, për këshilla rakie dhe shkrime qesharake nafte. E theksojmë: Të paktën gjashtë.

Kontratë abuzive me Baftjar Zeqajn e Albpetrolit, duke futur në xhep paratë publike, dhe jo pak, por 250 USD për çdo shkrim në portalin e saj periferik, për arritjet e Albpetrol, shitjen e naftës, mbledhje letrash në oborr dhe fikje zjarri me kova! (Nuk e kuptoj indiferencën e Prokurorisë dhe pse nuk ka hapur ende hetim!) Rrogë nga Bashkia e Elbasanit për këshilla në distancë ndaj kryetarit (më parë ndaj Qazim Sejdinit, tani ndaj Gledian Llatjas). Më parë është paguar nga Universiteti i Elbasanit si pedagoge. (Llumi dhe duhma e rakisë pedagoge?! Të shkulësh flokët!) Rrogë nga Ministria e Brendshme si këshilltare. Rrogë nga Ministria e Drejtësisë si këshilltare. Rrogë nga INSTAT si këshilltare.

Me sa duket, për të shmangur gjobën e drejtëpërdrejtë, një zyrtar publik e ka paguar me paratë publike gjoja për këshilla, ndërsa dikush tjetër ka sajuar një kontratë abuzive për t’i dhënë gjithashtu para publike.

Tani disa pyetje paraprake:

-Kujt i ke vënë gjobë për të punësuar mbesën në KLSH?

-Kujt i ke bërë shantazh për të punësuar kunatën në KESH?

-A e ke përfshirë vëllain tënd, Ilirian Bashën, në mbulimin pronave publike që ke marrë përmes shantazheve kriminale ndaj ish-funksionarëve publikë?

-A i ke bërë shantazh edhe ish kryetarit të Komunës Ksamil, Besnik Abedinit, për të marrë pronën publike ish këndin e lojërave në Ksamil?

-Kur ka qenë hera e fundit që keni montuar një akt përdhunimi fëmijësh?!

Llumi ka nisur të vlojë!

Pas

Dozë të tretë vaksinimi në Shqipëri? Komiteti i Ekspertëve po shqyrton mundësinë

Para

Mosha e keqkuptuar: Çfarë (s)dini për adoleshencën e dytë

Para
Mosha e keqkuptuar: Çfarë (s)dini për adoleshencën e dytë

Mosha e keqkuptuar: Çfarë (s)dini për adoleshencën e dytë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar