• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Spartak Ngjela: Basha rrugë të vetme ka dorëheqjen, amerikanët e njësuan Berishën me Enver Hoxhën 

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Shumë shpejt do ti dëgjoni të gjitha” Nuk ndalet Spartak Ngjela, lëshon një tjetër deklaratë të bujshme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar pas deklaratës së ambasadores amerikane Kim pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, në të cilën diplomatja amerikane u shpreh se “PD s’duhet të hajë bar për shkak të një deputeti”, duke iu referuar në këtë mënyrë ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Ngjelës, politika amerikane sot e njësoi ish-kryeministrin Sali Berisha me Enver Hoxhën, teksa më tej shprehet se mesazhi i Kim për Bashën ishte tepër i qartë: “Normal, zoti Basha, shkoni të hani bar, dhe mos ia e dorëzoni Saliun ligjit, por fundin e Enver Hoxhës do të keni edhe ju”.

Avokati thotë se Basha ka vetëm një rrugë, atë të dorëheqjes, në rast se do të shpëtojë veten.

Postimi i plotë:

Politika amerikane sot, e njësoi Sali Berishën me Enver Hoxhën.

Hoxha iu tha shqiptarëve: “Ne hamë bar dhe nuk e pranojmë imperializmin amerikan’”. Dhe ambasadorja Yuri Kim e përdori sot këtë si figurë rikujtuese të historisë komuniste në Shqipëri, kur i perifrazoi Bashës ngrënien e barit për të shpëtuar nga forca e ligjit Sali Berishën.

E pra, a e shpëtoi dot komunizmin hoxhizmi, duke i dhënë popullit bar për të ngrënë?

Në fakt, na duhet të kujtojmë se, kur falimentoi hoxhizmi, në vitin 1990, ai nuk mbijetoi dot duke ngrënë bar, por u dorëzua në Uashington.

Këtë i kujtoi ambasadorja Yuri Kim Bashës sot për Saliun, kur i tha se Partia Demokratike “nuk duhet të hajë bar për fatin e një deputeti” – domethënë për fatin e Sali Berishës.

Një humor shumë i thellë historik, ky…

Madje, përderisa ajo përmendi Partinë Demokratike, donte të thosh, me nëntekst, se, edhe Partia e Punës shkoi të hante bar, sipas urdhërit të Enver Hoxhës, por falimentoi.

Normal, zoti Basha, shkoni të hani bar, dhe mos ia e dorëzoni Saliun ligjit, por fundin e Enver Hoxhës do të keni edhe ju – ky ishte nënteksti i brilancës së Yuri Kim-it.

Por, këta të korruptuar, a do të mund ta shpëtojnë dot gjënë e vjedhur, duke ngrënë bar?

Është për të qeshur…

Po Basha, çfarë mund të bëjë?

Nëse Basha nuk do të mund të shkëputet dot nga Saliu, atëherë ai do të jetë skllav i pasionit patologjik të Saliut.

Në fakt, duket sikur Basha nuk mund të  shkëputet dot prej Saliu, dhe do ta çojë partinë ”të hajë bar”.

Po Partia Demokratike, a do të hajë bar për të shpëtuar Saliun?… Dhe, me këtë lloj arsyetimi, mund të vijosh të tallesh gjatë gjithë kësaj nate.

Humor shumë të bukur ka bërë ambasadorja Kim, dhe sigurisht që ngrënia e barit është proces.

Por, kjo tregon se do të kemi një proces të bukur antikorrupsion në Shqipëri.

Dhe, befas, këtu na del edhe kjo pyetje: Vetë Basha, çfarë do të bëjë?

Nëse Basha do që të shpëtojë veten; ai ka vetëm një rrugë: duhet të japë dorëheqjen.

Në këtë rast, ka ende mundësi për të ndenjur në politikë.

Bashkimi në stallën e Saliut, për të ngrënë bar, është rruga drejt akuzës penale, në një gjyq penal, edhe për Bashën, sepse korrupsioni do të shkallmohet tërësisht në Shqipëri.

Dhe ky shkallmim, nuk mund të shmanget…

Pas

Gazetarja Anila Basha shpërthen keq ndaj Carlo Bolinos: Ja ç’i ka bërë shoqërisë fasonisti 60- vjeçar nga Lecce

Para

Çfarë i ndodhi? Luana Vjollca pezullon papritur të gjitha koncertet, zbulohet arsyeja

Para
Nuk e mban më sekret/ Luana Vjollca bën publike për herë të parë historinë e dashurisë (VIDEO)

Çfarë i ndodhi? Luana Vjollca pezullon papritur të gjitha koncertet, zbulohet arsyeja

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si pritet moti këtë javë?

Si pritet moti këtë javë?

nga Fast News
12:08 | 21/09/2025
0

Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

nga Fast News
11:57 | 21/09/2025
0

Ndryshon gjeografia e tregtisë. Bien shkëmbimet me Italinë, rriten me Kinën

Ndryshon gjeografia e tregtisë. Bien shkëmbimet me Italinë, rriten me Kinën

nga Fast News
11:29 | 21/09/2025
0

Çfarë nuk duhet të bëni kur nisni emaile pune

Çfarë nuk duhet të bëni kur nisni emaile pune

nga Fast News
09:51 | 21/09/2025
0

Recent News

Si pritet moti këtë javë?

Si pritet moti këtë javë?

12:08 | 21/09/2025
Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

11:57 | 21/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar