Një 60-vjeçar shqiptar, banues në Terni dhe punonjës i një kompanie të njohur private humbi jetën një ditë më parë pas një aksidenti në punë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në San Gemini, shumë pak larg sheshit kryesor. Mediat vendase shkruajnë se 60-vjeçari idetiteti i të cilit ende nuk dihet është shtypur në një mur nga automjeti i punës i cili ishte parkuar në një zonë të pjerrët.
Menjëherë në vendngjarje mbërriti urgjenca, por për fat të keq shqiptari nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.
Ndërkohë, policia e San Geminit në bashkëpunim me stafin e Shërbimit të Parandalimit dhe Sigurisë në Vendet e Punës po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
VIDEO: