Këngëtarja Besa Kokëdhima e ka shprehur hapur revoltën për nismën e “Mini-Shengenit” apo siç u prezantua “Open-Balkan”.
Duke shigjetuar kryeministrin Edi Rama, ajo ka shkruar se me “Kosovën janë vendosur trarë, ndërsa me Serbinë bëhen krushqi”.
“Trarë me Kosovën e Mini-schengen me Serbinë, ose thënë të ndryshe, të bësh krushqi me atë që të ka përdhunuar motrën”, ka shkruar ajo në InstaStory.
Pas kësaj ka publikuar një fotografi të një djali me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë në shpinë, duke shkruar se “jemi një”, ndërsa shkruan më tej se do të bojkotojë çdo produkt jo-shqiptar.
“Nuk e di për ju, por unë do bojkotoj çdo produkt jo-shqiptar e jo-shqiptar të Kosovës, të Dardanisë. Do shkoj në Dardani sikur 1000 trarë të vënë. Do shkoj në Shkup e jo në Skopje, në Tetovë, Gorstivar, në Mal të Zi e jo në Montenegro. Të na falin shqiptarët e Kosovës për këtë lëndim. Jemi një”, ka shkruar këngëtarja.