• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Përhapja e variantit Delta/ Presidenti Joe Biden vihet në lëvizje, shpall masat e reja kufizuese

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Përhapja e variantit Delta/ Presidenti Joe Biden vihet në lëvizje, shpall masat e reja kufizuese
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa varianti Delta i virusit që shkakton COVID-19 përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin, Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se punonjësit civilë të qeverisë federale duhet të vaksinohen ose t’i nënshtrohen testimeve të rregullta dhe të mbajnë maska. Po ashtu mbajtja e maskës do të kërkohet për të gjithë punonjësit dhe vizitorët në shumë ndërtesa federale.

Presidenti Biden foli të enjten nga Dhoma Lindore e Shtëpisë së Bardhë.

“Me vendimin tim, nën drejtimin tim, i gjithë personeli federal dhe vizitorët në ndërtesat federale do të duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Siç e kam thënë që në fillim, mbajtja e maskës nuk është deklaratë politike, ka të bëjë me mbrojtjen e vetes dhe mbrojtjen e të tjerëve. Maska është mbrojtje kundër përhapjes së COVID-19. Por nuk ka dyshim që vaksinat janë mbrojtja më e mirë kundër sëmundjes së rëndë nga COVID-19 “, tha Presidenti Biden.

Qeveria federale punëson më shumë se 4 milionë amerikanë, përfshirë mbi 2 milionë punonjës civilë federalë, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Të njëjtat standarde do të zbatohen për kontraktorët federalë, shtoi zoti Biden.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern



Presidenti tha gjithashtu se po i kërkon Departamentit të Mbrojtjes të shqyrtojë se si dhe kur ta shtojë vaksinën e Covidit në listën e vaksinave të detyrueshme për personelin e ushtarak.

Sindikatat që përfaqësojnë punëtorët federalë po tregohen të përmbajtur anë reagimet e tyre.

“Ne presim që hollësitë e çdo ndryshimi në kushtet te punës, përfshirë ato që lidhen me vaksinat COVID-19 dhe protokollet e lidhura me to, të negociohen siç duhet me njësitë tona para se të zbatohen,” tha

Everett Kelley, kreu i Federatës Amerikane të Punonjësve të Qeverisë, sindikata më e madhe e punonjësve federalë, që përfaqëson një fuqi punëtore prej 700,000 vetësh.

“Detyrimi i njerëzve për një procedurë mjekësore nuk është mënyra amerikane e të vepruarit dhe është një shkelje e qartë e të drejtave civile, pavarësisht se si e justifikon atë,” tha Larry Cosme, president i Shoqatës Federale të Zyrtarëve të Zbatimit të Ligjit, e cila përfaqëson 30,000 vetë në 65 agjenci./VOA

Pas

“Imagjino ç’do bëhet në këtë vend” Bashkëqeverisje PS-PD? Bardhyl Londo del me paralajmërimin e fortë

Para

E bujshme/ Arrestohet në Durrës personazhi i njohur, ja si u ‘kap mat’ nga policia (EMRI)

Para
E bujshme/ Arrestohet në Durrës personazhi i njohur, ja si u ‘kap mat’ nga policia (EMRI)

E bujshme/ Arrestohet në Durrës personazhi i njohur, ja si u ‘kap mat’ nga policia (EMRI)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

nga Fast News
12:00 | 25/12/2025
0

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

nga Fast News
11:30 | 25/12/2025
0

Një baba milioner zbulon 5 fjali që u mësojnë fëmijëve paranë

Një baba milioner zbulon 5 fjali që u mësojnë fëmijëve paranë

nga Fast News
11:00 | 25/12/2025
0

Efektet anësore të punës në zyrë

Efektet anësore të punës në zyrë

nga Fast News
10:30 | 25/12/2025
0

Recent News

A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

12:00 | 25/12/2025
Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

11:30 | 25/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar