• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nga rimbyllja te zgjatja e orës policore, anëtari i Komitetit Teknik zbulon skenarët e shtatorit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Nga rimbyllja te zgjatja e orës policore, anëtari i Komitetit Teknik zbulon skenarët e shtatorit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve Alban Ylli nuk e ka përjashtuar mundësinë për zgjatje të orës policorë gjatë muajve të vjeshtës.

Sipas tij kjo do të varet dhe nga situata në të cilën do të ndodhet vendi ynë.

Gjithashtu Ylli iu bëri apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.

“Komiteti Ekspertëve përdor informacionin më të mirë shkencor që ekziston për të bërë rekomandimet. S’ka dyshim që varianti delta influencon në vende të botës për rikthimin e një vale të tretë. Kjo u pa në Britani. Edhe SHBA po vijon me të njëjtën linjë. Varianti Delta është duke u shndërruar në variant dominant. Të gjitha mostrat në Gjermani u kthyen me përgjigje që ishin Delta. Ne presim që rastet të rriten gradualisht. Ka faktorë që po na mbrojnë, por ato janë më të pa sigurt. Qipro, Greqi, Azi, duket qartazi që ky variant është shkaktari kryesor i një vale infektime dhe vdekjesh”, tha Ylli.

A keni rivlerësuar rimbyllje të Shqipërisë në shtator?

Alban Ylli: Është diskutuar, është një nga skenarët. Shqipëria ka një strategji, për të përballuar skenarët për të ardhmen. Këto janë refelektuar në një dokument të qeverisë dhe duhet pranuar, që vaksinimi i popullatës është i pamjaftueshëm. Jemi në një stad të avancuar të pandemisë. S’ka vend për panik, por duket qartazi që prirja e rasteve e kemi të pashmangshme një valë tjetër. Ajo do të jetë më e butë, por s’kemi arsye të besojmë që situata do të jetë normale, në kushtet që pandemia është në vitin e dytë të saj. Në vitin 2022 masat do të ndryshojnë. Masat janë në terma afatshkurtër.

Pjesë e kësaj strategjie është edhe rimbyllja në shtator?

Alban Ylli: Ky term po përdoret në sens relativ. S’besoj se do të ketë rimbyllje të plotë. Mund të flitet për masa të pjesshme të distancimit në sektorë të ndryshëm që do të jenë të përkohshme, në kushtet e skenarëve të lidhur me riskun e lartë të infektimit.

Ora policore mund të ndryshojë në shtator?

Alban Ylli: Mund të ndodhë, pse jo, në fragmente të caktuara. Ajo që është e mundur në skenarët më të këqij, ka të bëjë me punët nga shtëpia, mësimin nga shtëpia dhe shmangien e grumbullimeve masive. Ora policore nënkupton efektin në grumbullimet masive.

Ju po insistoni për të folur për një situatë të keqe që është e mundur të ndodhë, por e theksoj që risku në vitin në të cilin jemi, me gjasë s’do të jetë i barabartë me vjeshtën e kaluar. Duke krahasuar këtë risk, është e mundur që disa aktivitete mund të kufizohen, në mënyrë të përkohshme. Me pak gjasë do të ketë mbyllje të plotë.

Pas

Plas sherri në Elbasan/ Kushërinjtë goditen me sëpata e përfundojnë në spital, reagon policia

Para

Lehtësohen masat/ Italia vendos mini-karantinë për shqiptarët, ja sa ditë duhet të izolohen

Para
Lehtësohen masat/ Italia vendos mini-karantinë për shqiptarët, ja sa ditë duhet të izolohen

Lehtësohen masat/ Italia vendos mini-karantinë për shqiptarët, ja sa ditë duhet të izolohen

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

nga Fast News
10:00 | 19/09/2025
0

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

nga Fast News
09:30 | 19/09/2025
0

Recent News

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

10:30 | 19/09/2025
BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

10:30 | 19/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar