• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Arrestime dhe gjoba pa fund/ Policia me “dorë të hekurt”, ja si e pësojnë shoferët e papërgjegjshëm

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Arrestime dhe gjoba pa fund/ Policia me “dorë të hekurt”, ja si e pësojnë shoferët e papërgjegjshëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Policia e Shtetit ka bërë më dije se në 24 orët e fundit janë konstatuar dhe ndëshkuar disa drejtues mjetësh.

Ata kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor si: Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, parakalime të gabuara dhe shumë shkelje të tjera.

Sipas njoftimit të policisë, falë denoncimeve nga qytetarët, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, në të gjithë vendin janë parandaluar 5 ngjarje të mundshme rrugore, në Tiranë, Korçë, Dibër, Sarandë dhe Fier, ku drejtuesit e mjeteve nën efektin e alkoolit xhironin gomat dhe kryenin manovra të rrezikshme në rrugë.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE:

Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, parakalime të gabuara dhe shumë shkelje të tjera janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit nga kontrollet permanente të Policisë Rrugore në të gjithë vendin.

Falë denoncimeve nga qytetarët, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, në të gjithë vendin janë parandaluar 5 ngjarje të mundshme rrugore, në Tiranë, Korçë, Dibër, Sarandë dhe Fier, ku drejtuesit e mjeteve nën efektin e alkoolit xhironin gomat dhe kryenin manovra të rrezikshme në rrugë.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, me masa që varionin nga 0.64 mg/l deri në 0.96 mg/l dhe 4 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 41 leje drejtimi, nga të cilat 29 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 82 km/h në qendrat e banuara, 151 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan deri në 153km/h në rrugën interurbane Durrës-Kavajë, dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 1919 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Pas

Dialogu Kosovë-Serbi/ Përfundon takimi i dytë Kurti-Vuçiç, ja çfarë u vendos

Para

“Nisni hetimet” Edith Harxhi paralajmëron “tërmet” brenda PD, kërkesë urgjente SPAK

Para
“Nisni hetimet” Edith Harxhi paralajmëron “tërmet” brenda PD, kërkesë urgjente SPAK

“Nisni hetimet” Edith Harxhi paralajmëron “tërmet” brenda PD, kërkesë urgjente SPAK

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar