Të tjera detaje zbulohen pas ekzekutimit të ish-bankierit italian, Giovanni Caramuscio, nga dy vëllezërit shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, në qytetin e Lecces, ku 69-vjeçari është qëlluar për vdekje, teksa ka qenë duke tërhequr para në një bankomat, së bashku me bashkëshorten e tij.
Mediet fqinje kanë publikuar pamje të rënda nga vendngjarja, ku shihet momenti kur ish-bankieri është në bankomat, duke tërhequr paratë, ndërsa më pas shihet një vend me gjak dhe maskat anti-Covid, që kanë përdorur autorët.
Policia ka arritur të arrestoj dy vëllezër shqiptarë. Paulin Mecaj dyshohet se ka qëlluar mbi 69-vjeçarin, ndërsa i vëllai e ka ndihmuar për të kryer gjithë organizimin e krimit.
Sipas hetuesve, ai qëlloi me një pistoletë Beretta kalibër 9, e njëjta armë që u gjet brenda shtëpisë së Paulinit nga policia e njësisë hetimore të komandës provinciale të Leçes.