• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pak ditë pas emërimit/ Armela Krasniqi merr vendimin e parë si kryetare e AMA

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Pak ditë pas emërimit/ Armela Krasniqi merr vendimin e parë si kryetare e AMA
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka anuluar procedurën me objekt “Fushatë e informimit, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, “Fëmijët dhe Reklamat” në televizione dhe portale”.

Ky është vendimi i parë që kryetarja Armela Krasniqi ka marrë pak ditë pasi nisi zyrtarisht detyrën në këtë pozicion.

Në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të AMA-s dhe të firmosur nga kryetarja Krasniqi, sqarohet ndër të tjera se “duke mbajtur në konsideratë kërkesat dhe ankesat e ardhura vendosa anulimin e procedurës me objekt “Fushatë e informimit, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit “Fëmijët dhe reklamat” shpallur publikisht në datën 2 korrik 2021 dhe hapur në datën 12 korrik 2021, ora 11:00”.

Krasniqi ngarkon komisionin për hartimin e dokumenteve dhe ndjekjen e procedurës, për zbatimin e këtij vendimi dhe njoftimin e agjencive të specializuara pjesëmarrëse në procedurë.

Më datë 2 korrik, AMA publikoi ftesë për negociatë dhe procedurën me objekt “Fushatë e informimit, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit “Fëmijët dhe reklamat”, në televizione dhe portale për një periudhë 90-ditore në 15 portale dhe televizione, me fond limit 24,866,667 lekë pa TVSH.

Sipas shkresës përkatëse, kjo fushatë konsiston në temat e sensibilizimit ndaj ligjit për mbrojtjen e të miturve nga pijet energjike, alkoolike dhe produkteve të tjera; përdorimi i imazhit dhe prezencës së fëmijëve në fushata promovuese si dhe në ndërgjegjësimin e grupeve të mundshme të interesit që kanë si objekt punën me të miturit, dhe në veçanti prindërit.

Një ditë më parë, ishte Sekretarja e Përgjithshme e AMA-s, Vera Bushati që kishte firmosur dhe shpallur procedurën e ftesës për negociatë me portalet dhe televizionet.

Pas

Si të ruani ngjyrën e xhinseve gjatë larjes në lavatriçe

Para

“Kirikoço!” Si e përdori Chiellini mallkimin 39-vjeçar duke ndikuar te penalltia e humbur e Saka

Para
“Kirikoço!” Si e përdori Chiellini mallkimin 39-vjeçar duke ndikuar te penalltia e humbur e Saka

“Kirikoço!” Si e përdori Chiellini mallkimin 39-vjeçar duke ndikuar te penalltia e humbur e Saka

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

nga Fast News
09:00 | 13/11/2025
0

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

nga Fast News
08:30 | 13/11/2025
0

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

nga Fast News
07:30 | 13/11/2025
0

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

nga Fast News
07:00 | 13/11/2025
0

Recent News

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

09:00 | 13/11/2025
6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

08:30 | 13/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar