• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ka edhe kështu! Merr titullin “profesor”, kur çështja është në gjykim për plagjiaturë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Ka edhe kështu! Merr titullin “profesor”, kur çështja është në gjykim për plagjiaturë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një ankesë, që ka të bëjë me fitimin e titullit të lartë akademik “profesor” nga ana e pedagogut të departamentit të Histori-Gjeografisë në universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, z.Qamil Lirëza.

Denoncuesi anonim shprehet se kjo situatë është absurde, pasi zoti Lirëza është dënuar njëherë nga gjykata për plagjiaturë, apo riprodhim teksti. Bëhet fjalë për një padi, që profesori i njohur i gjeografisë, Gjovalin Gruda, e ngriti ndaj kolegut Qamil Lirëza, pasi ky i fundit i kishte kopjuar tekstin “Gjeomorfologjia”.

Pedagogu i Elbasanit i kishte hequr disa faqe dhe ua kishte shitur studentëve të vet disa vite më vonë, me të njëjtin titull, por si cikël leksionesh. Gjykata vendoi të pranojë pjesërisht padinë, duke detyruar palën e paditur, që t’i paguajë një shumë monetare z.Gruda.

Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Elbasanit na informuan, se z.Lirëza e ka fituar titullin “profesor” në vitin 2020, nga Komisioni i Promovimit të Personelit Akademik të Universitetit të Tiranës. Sa për ndonjë çështje gjyqësore me objekt riprodhim teksti ose plagjiature, thonë se nuk kanë dijeni.

“Stop” u lidh me zotin Linert Lirëza, avokat i pedagogut Qamil Lirëza dhe njëkohësisht edhe djali i tij. Ai thotë se pavarësisht padisë, ajo nuk mund të bëhet pengesë për të zvarritur procesin e dhënies së titujve.

“Ka ngritur një pretendim në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Tiranë, me objektin “shpërblim dëmi”, duke pretenduar, se ishte cënuar morali i tij, lidhur me ciklin e leksioneve, që pretendohej. Në pozitën e palës së paditur, ishte përfshirë z.Lirëza dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Humane. Janë thirrur kontabilistë, ekspertë të fushave të tjera. Përfundoi gjykimi i Shkallës së Parë. Kundër këtij vendimi u ushtrua ankimim, edhe nga z.Gruda, edhe nga z.Lirëza në Gjykatën e Apelit.

Gjykata e Apelit me vendim përfundimtar vendosi prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe rikthimin e çështjes për rigjykim. Kundër këtij vendimi është ushtruar rekurs nga z. Lirëza, në dijeninë time, edhe nga z.Gruda dhe jemi në fazën, që nuk ka ndonjë vendim me efekte juridike. Nuk ka asnjë lloj vendimmarrje, që penalizon z.Lirëza, ose që favorizon, ose penalizon z.Gruda.

Nuk ka asnjë ekspert të fushës, që janë shprehur lidhur me këtë fakt. Kjo, mund të jetë një ndër arsyet, që nuk është bërë një hetim i plotë dhe i gjithanshëm. Nuk ekziston asnjë akt, që ka vendosur, ndonjëherë, pezullimin e procesit të z. Lirëza.

Edhe ti mund të ngresh nesër padi ndaj kujtdo kur mendon se të është cënuar ndonjë interes i ligjshëm. Kjo kurrsesi nuk mund të përbëjë pengesë për të zvarritur, për të ndaluar çfarëdolloj procesi”, është shprehur djali dhe njëkohësisht avokati mbrojtës i Qamil Lirëza.

Marrë nga tvklan.al

Pas

Policia shton kontrollet/ Gjobiten 56 shoferë

Para

“Që ta kuptoni ku gjendet Peshku i madh”/ Ylli Manjani: Kuptoni falsitetin e deklarimeve të kryeministrit

Para
“Që ta kuptoni ku gjendet Peshku i madh”/ Ylli Manjani: Kuptoni falsitetin e deklarimeve të kryeministrit

"Që ta kuptoni ku gjendet Peshku i madh"/ Ylli Manjani: Kuptoni falsitetin e deklarimeve të kryeministrit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar