Ministria e Jashtme njofton se prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë, veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit, do të mund lëvizin drejt Greqisë.
Pika doganore e “Tre Urave” që lidh Shqipërinë me Greqinë do të hapet në datë 13 Korrik, por e limituar në orar nga 08:00 deri në ora 20:00.
Po ashtu nga pika doganore e Qafë Botës që është në funksion 24 orë tashmë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe autobusëve.
“Pika doganore e Qafë Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve.
Që prej ditës së sotme, në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe dhe autobusëve”, njofton ministria e Jashtme.