Pas vendimit të Gjykatës së Elbasanit e cila dënoi me 4 vite burg autorin e aksidentit në Elbasan shtatorin e vitit të kaluar, ku për pasojë humbën jetën dy vajzat dhe dy të tjera u plagosën, ka reaguar me tone mjaft të ashpra gazetari Arsen Rusta.
Me anë të një reagimi, ai ka shpërthyer në akuza kundër gjykatës për të cilën thotë se “po i vret për së dyti viktimat”.
Gjithashtu, ai nuk kursen as parlamentin, ndërsa thekson se kjo është “vrasje” edhe me votat e deputetëve
REAGIMI I PLOTE:
Kjo është vrsasje me dashje. Vrasje nga sistemi i drejtësisë
Vrasje me votat e parlamentit. Vrasje nga heshtja
Po si mundet?
Godet i dehur mjetin e tjetrit nga pas, i merr jetën dy vajzave të reja.
Në heshtje Gjykata Elbasanit i rivret ato me dënim qesharak.
Vazhdoni vazhdoni e provofshi tek familja juaj.
Ska më ctë ndodh në këtë vend.
Ky nuk është aksident është vrasje me dashje.
Parlamenti mbron vrasësit e rrugës. E konsideron me ligj aksidnet me pasojë…, shoqëria tre ditë e do harrojë.
Pastaj do ribëhet aksidenti siç u shua familja Gushi ne Fier-Vlorë e historia do përsëritet…..
Pastaj opinioni, këtu ska drejtësi
Këtu sjetohet
Këtu sbën
Po si të bëj kur vetë shoqëria harron shpejt!!!!
As viti ska kaluar nga ky aksident i 13 shtatorit 2020.
Mos i vrisni viktimat duke vrarë shpresën tek të gjallët, që Shqipëria mundet.