Mediat greke kanë publikua pamjet e aksidentit ku humbi jetën vajza 7-vjeçare dhe mbeti e plagosur kushërira e saj 12-vjeçare.
Kamerat kanë filmuar momentin kur dy vajzat të shoqëruara nga një grua po kalonin në vijat e bardha, e pikërisht në këtë moment një kamion është nisur me shpejtësi duke marrë përpara të miturën që humbi jetën në vend.
Babai i vajzës ka folur me lot në sy për mediat duke thënë se së fundmi ka humbur vëllain dhe vjehrrën, por kjo është gjëja më e tmerrshme që mund t’i ndodhë dikujt, ndërsa bëri me dije dhe vendimin për t’i dhuruar organet e saj.