Ndërsa hetimet vijojnë policia greke dyshon se ka pasur një person të tretë në marrëdhëniet mes Caroline dhe Babis dhe ajo është një femër.
Sipas gazetarit grek Vassilis Lambropoulos, piloti 32-vjeçar kishte kontakte me një grua që ende nuk është bërë e njohur për publikun dhe duket se kjo mund të ketë qenë arsyeja se pse 20-vjeçarja donte të largohej nga shtëpia.
“Duket se 32-vjeçari kishte kontakte me një grua, rreth 40 vjeç, kohët e fundit, e cila është nga mjedisi i tij i gjerë profesional, diçka që tregon se 20-vjeçarja mund ta ketë zbuluar dhe kjo është arsyeja pse ajo donte të linte shtëpinë në Glyka Nera” shkruhet në median greke Ta Nea.
Nga hetimi rezulton se kohët e fundit, kur policia kontrolloi celularin dhe kontaktet telefonike të 33-vjeçarit, nuk duket se ka ndonjë kontakt të pilotit me celularin e kësaj gruaje. Në çdo rast, autoritetet tregojnë se gruaja 40-vjeçare nuk ka asnjë lidhje me çështjen e vrasjes.