Një ngjarje e përmasave tronditëse cilësohet ajo që ka ndodhur sot në Greqi.
Bëhet fjalë për një 54-vjeçar që ka qëlluar me thikë kalimtarët në rrugë, duke plagosur katër persona në Zografou.
Ishin mediat greke ato që publikuan të parat pamjet e momentit tragjik, kur autori sulmon në rrugë qytetarët me thikë. Mësohet se autori ishte arratisur nga Spitali Psikiatrik.
Pamjet tregojnë autorin e krimit që i afrohet pronarit të një furre buke, të cilin e godet në shpinë, më pas i plagosuri bie përtokë, 54-vjeçari nuk frikësohet dhe vazhdon ta sulmojë përsëri atë.
Aty ka ndërhyrë një person që ishte i pranishëm në vendngjarje, i cili është përpjekur ta ndalojë autorin, por edhe ai sulmohet. Kur pronari i furrës arrin të ngrihet në këmbë dhe përpiqet të largohet, 54-vjeçari shihet duke ecur i qetë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Ai plagosi katër persona, përfshirë një 17-vjeçar, para se të telefononte policinë.
“Eja, unë kam goditur njerëzit me thikë dhe do të bëj vetëvrasje”, i tha ai policisë, të cilët nxituan duke e arrestuar.