• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tapë dhe me shpejtësi/ Arrestohet i riu me BENZ luksoz, po i jepte makinës me 161 km/h (VIDEO)

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Tapë dhe me shpejtësi/ Arrestohet i riu me BENZ luksoz, po i jepte makinës me 161 km/h (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ka vijuar aksioni i Policisë së Shtetit në rrugët e Shqipërisë për të mundësuar parandalimin e aksidenteve rrugore.

Për pasojë janë vendosur mijëra gjoba dhe janë hequr dhjetëra patenta.





E kanë pësuar keq dhe të rinjtë që lëvizin me shpejtësi “skëterrë” dhe nën efektin e alkoolit.

NJOFTIMI I POLICISE

STOP drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe shpejtësisë vrastare të jetës në rrugë, respektoni rregullat e qarkullimit, për të mbrojtur jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia Rrugore në të gjithë vendin, vijon kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore, nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve te Policia dhe falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë Rrugore të Tiranës, u bë e mundur konstatimi dhe parandalimi i ndonjë ngjarjeje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, ku pas disa telefonatave të qytetarëve të ardhura në sallën operative të DVP Tiranë, se një mjet luksoz në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, qarkullonte me shpejtësi të madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe pas testimit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi  J.V., 27 vjeç, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.81/mg/l, i cili u arrestua në flagrancë dhe u ndëshkua edhe me masë administrative me 30.000 lekë te reja si dhe ju pezullua leja e drejtimit për një periudhë 20 mujore.

Ndërkohë në rrugën interurbane Tiranë -Elbasan, janë evidentuar nga radari  shpejtësi qe varionin nga 158 km/orë deri në 175 km/orë.

Ndërsa në rrugën intreurbane Fier – Vlorë, nga  njësia Operacionale e Policisë Rrugore është konstatuar një drejtues mjeti që drejtonte mjetin me shpejtësi 136 km/orë dhe drejtonte mjetin me patentë të pezulluar për pije alkoolike dhe përdorte një patentë angleze të falsifikuar. Drejtuesit të mjetit tip “Ford Focus”,  shtetasit K. S., 25 vjeç, banues në Tiranë, iu hoq patenta përfundimisht si dhe u procedua penalisht për falsifikim të dokumentave.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 66 leje drejtimi, nga të cilat 48 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 18 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2356 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Pas

Dalin shifrat më të fundit/ Ja sa raste të reja dhe humbje jete ka nga pandemia në Shqipëri

Para

“Ndihesha isha i frikësuar, ishim në gjak” Dënohen dy shqiptarët që punonin në ‘shtëpi bari’ në Angli

Para
“Ndihesha isha i frikësuar, ishim në gjak” Dënohen dy shqiptarët që punonin në ‘shtëpi bari’ në Angli

“Ndihesha isha i frikësuar, ishim në gjak” Dënohen dy shqiptarët që punonin në ‘shtëpi bari’ në Angli

Të Gjitha

Kompania Bankers “kërcënon” me arbitrazh të ri: Kemi angazhuar ekipe ligjore

Kompania Bankers “kërcënon” me arbitrazh të ri: Kemi angazhuar ekipe ligjore

nga Fast News
16:27 | 22/07/2025
0

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit, ja kush është në vendin e parë

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit, ja kush është në vendin e parë

nga Fast News
09:30 | 22/07/2025
0

Rritje e investimeve, por me impakt të kufizuar në zhvillimin strukturor

Rritje e investimeve, por me impakt të kufizuar në zhvillimin strukturor

nga Fast News
09:00 | 22/07/2025
0

Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat!

Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat!

nga Fast News
08:30 | 22/07/2025
0

Recent News

Kompania Bankers “kërcënon” me arbitrazh të ri: Kemi angazhuar ekipe ligjore

Kompania Bankers “kërcënon” me arbitrazh të ri: Kemi angazhuar ekipe ligjore

16:27 | 22/07/2025
10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit, ja kush është në vendin e parë

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit, ja kush është në vendin e parë

09:30 | 22/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar