Ditën e nesërme OSHEE ka lajmëruar qytetarët e Tiranës se si pasojë e rikonstruksionit të kabinave elektrike, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në rrugën “Albanopoli” dhe “Ali Kukaleshi” në zonën e Don Boskos, si dhe në zonën e Baldushkut në lagjet Baldushk qendër, Vrap, Parret, Kakunjë, Mustafa Koc, Vesi.
Shkëputja do të ndodhë gjatë fashës orare 09:00-16:00.
Njoftimi i plotë: Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 2 korrik
Në vijim të investimit që po kryhet nga OSSH Tiranë për rikonstruksionin e kabinave, nesër date 2 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tirane:
Zona e Don Boskos: Rruga ” Albanopoli”, Rruga “Ali Kukaleshi”, zona e Baldushkut: Baldushk qendër, Vrap, Parret, Kakunjë, Mustafa Koc, Vesi.