• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

La vendin për një jetë më të mirë/ Njihuni me emigranten shqiptare që studioi për financë por punon shofere autobuzi në Zvicër

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
La vendin për një jetë më të mirë/ Njihuni me emigranten shqiptare që studioi për financë por punon shofere autobuzi në Zvicër
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një histori e pazakontë cilësohet ajo që vjen së fundmi nga Zvicra.

Bëhet fjalë për një 31-vjeçare shqiptare, e cila la Kosovën për tu bërë shofere autobuzi në shtetin zviceran.

Ajo quhet Teuta Mustafa.

Një rast i rrallë ky që jemi mësuar ta shohim vetëm në vendet nordike, por ja që ajo ka marrë iniciativën të bëjë diçka ndryshe duke thyer tabunë e stereotipet e femrave shqiptare.

Ajo lindi në vitin 1990 në Ferizaj dhe mbaroi studimet e larta në Fakultetin Ekonomik për bankë, finance e kontabilitet, por vendi i saj nuk ia dha shansin të punë profesionin që ëndërron.

“Jam lindur në Ferizaj në vitin 1990, kam mbaruar shkollën fillore dhe të mesme po në të njëjtin qytet, për të vazhduar pastaj me studime në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Ekonomik, Departamenti “Banka, Financa dhe Kontabilitet’’. Pas përfundimit të studimeve nuk pata fatin që profesionin tim ta ushtroj në vendlindjen time. Pas kurorëzimit të dashurisë me martesë në vitin 2013, unë vazhdova jetën pranë bashkëshortit tim në Zvicër”, shprehet ajo.

Ajo u martua në vitin 2013 dhe ndoqi bashkëshortin e saj në Zvicër, për të zgjedhur një profesion që rrallë ndodh tek një femër, sidomos shqiptare, një shofere autobusi.

“Në vitin 2013, kur isha në moshën 23-vjeçare, fillova një jetë të re bashkëshortore, në Ëil, rajon i St.Gallen-it. Duke marrë parasysh se unë u rrita dhe mbarova shkollimin në Kosovë, ka qenë shumë e vështirë në fillim. Po pata fatin të gjeja ngrohtësinë familjare dhe mbështetjen e bashkëshortit dhe prindërve të tij, që ishte një ndihmë e jashtëzakonshme për një fillim të ri, larg vendlindjes”, tha emigrantja.

Gjithsesi nuk është rastësi që ajo është bërë shofere, pasi githmonë e ka pasur pasion të drejtonte makina. Megjithë pengesat ajo ja doli dhe në prill të 2017 arriti të pajiset me leje qarkullimi të kategorisë D e vlefshme për autobusat.

“Dëshira e kamotshme dhe një pasion që unë kisha për vozitje më shtyu që të përgatitem për kategorinë D (shofere autobusi). Ishte një rrugë jo e lehtë dhe si çdo gjë tjetër, kishte edhe kjo pengesa. Në fund, unë ia dola që në prill të vitit 2017 të jem e pajisur me leje të qarkullimit për kategorinë D”, tregon ajo.

Pavarësisht se vendi i saj nuk ia dha shansin, ajo nuk e harron Kosovën dhe e viziton rregullisht dhe thotë se është gjithmonë ndjenjë e bukur të jesh në vendlindje pranë familjes.

“Unë jam një vizitore e rregullt e Kosovës, para pandemisë deri në katër herë në vit kemi ardhur me familje. Është ndenjë e bukur me qenë në vendlindjen tënde, pranë familjes. Kjo sepse familja ime jeton në Kosovë dhe për atë dëshira është e madhe për Kosovën, ashtu dhe malli për vendlindjen”, përfundon Teuta.

Pas

E shpjegon shkenca: Ja pse disa gra lindin vetëm djem ose vetëm vajza

Para

U martua me shqiptaren/ Ftoi 1 javë miqtë në hotelin luksoz në Jug dhe nuk pagoi asnjë lekë, italiani reagon për herë të parë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar