• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Roaming-ut, qytetarët e Kosovës do të komunikojnë pa çmime shtesë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Roaming-ut, qytetarët e Kosovës do të komunikojnë pa çmime shtesë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Europian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve. Zbatimi i kërkesës është ndarë më pas në dy faza, faza e parë në vitin 2019 dhe faza e dytë më 2021.

Qytetarët e Kosovës gjatë qëndrimit në njërin nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, nga sot nuk do të paguajnë asnjë çmim shtesë për thirrjet e realizuara telefonike dhe mesazhet e pranuara e të dërguara.

Tarifat e Roaming-ut i referohen shërbimeve që qytetarët shfrytëzojnë në një shtet tjetër, nga qendra e operatorit të telefonisë mobile ku janë të regjistruar.

“Roaming-u ka të bëjë me çështjen e zërit. Nuk do të aplikohet tarifë shtesë nëse një qytetar i Republikës se Kosovës, konsumatorë i ndonjërit nga operatorët e telekomunikacionit që operojnë në Kosovë, do të telefonojë nga ndonjë operatorë që vepron në Ballkanin Perëndimor. Me fjalë të tjera, një qytetar i Republikës se Kosovës, që ka kartë të konsumatorit të Vala-s, nga Shqipëria do të telefonojë në Kosovë me pako të njëjtë sikurse që është në Kosovë”.

Sipas tarifave të publikuara nga operatorët vendor, klientët për çdo minutë thirrje telefonike brenda operatorit të njëjtë, paguajnë 13 centë, ndërkaq dërgimi i mesazheve kushton 6 centë. Aktualisht, tarifat shtesë për shërbimet Roaming për thirrje të realizuara për 1 minutë janë 5 centë, kurse për një SMS është 2 centë.

Autoriteti Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) tashmë ka njoftuar për miratimin e Rregullores për zbatimin e politikës së përdorimit të drejtë dhe metodologjinë e vlerësimit të qëndrueshmërisë së heqjes së tarifave të Roaming-ut.

Në këtë rregullore thuhet se, “obligohen operatorët e telefonisë mobile në Republikën e Kosovës që të ofrojnë shërbimet me pakicë të rregulluara të Roaming-ut sipas çmimit të aplikuar në nivel kombëtar për parapaguesit e tij, të cilët zakonisht janë rezidentë ose kanë lidhje të qëndrueshme”.

Këto tarifa do të eliminohen në bazë të marrëveshjes së Roamingut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë).

Kjo marrëveshje ishte arritur në prill të vitit 2018, në Samitin e Parë Dixhital të mbajtur në Shkup. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është paraparë të bëhet në dy faza.

Pikërisht më 1 korrik 2021, kur eliminohen tarifat për shërbimet e roaming-ut në vendet e Ballkanit Perëndimor, do të nisin bisedimet për të arritur marrëveshje të njëjtë edhe me vendet e Bashkimit Evropian,

Faza e parë e zbatimit të marrëveshjes për roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor ka filluar në vitin 2019, ku ka pasur një ulje të çmimeve deri në 80 për qind, kurse faza e dytë, apo eliminimi i tërësishëm i tarifave, është paralajmëruar se do të zbatohet më 1 korrik 2021.

Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve./Monitor/

Pas

Përplasja me armë, caktohet masa e sigurisë për 2 të plagosurit në Velipojë

Para

Credins Bank lançon ofertën më të re leasing për makinat Volvo XC40, XC60

Para
Credins Bank lançon ofertën më të re leasing për makinat Volvo XC40, XC60

Credins Bank lançon ofertën më të re leasing për makinat Volvo XC40, XC60

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar