Një nënë nga Nebraska në Shtetet e ashkuara të Amerikës e cila abuzoi seksualisht me shokët e vajzës së saj të cilët po qëndronin në shtëpinë e saj, duke u dhënë pije alkoolike dhe çamçakëzë me mariuanë, do të qëndrojë të paktën gjashtë dekada pas hekurave ka vendosur një ditë më parë një gjykatës.
38-vjeçarja Christina Greer, u dënua me 64 deri në 102 vite burg për shumë akuza sulmi seksual dhe ndërhyrje të jashtëligjshme me dëshmitarët.
Prokurorët i thanë jurisë se Greer abuzoi me dy djem të moshës 12 dhe 13 vjeç, kur ata vizitonin vajzën e saj 11 vjeç, duke fjetur në shtëpinë e tyre në fundjavë, nga fundi i vitit 2017 deri në fillim të 2018.
Në disa prej festave luheshin lojëra me pije alkoolike dhe droga, kishte thënë vetë vajza e të dënuarës në gjyqin e nisur në vitin 2019. Fëmija tregoi se miqtë e saj deheshin gjithmonë dhe se Greer u thoshte atyre të mos i tregonin njeriu për pijet “sepse kjo i hapte telashe dhe mund të humbiste kujdestarinë e fëmijëve.”
Pedofilja e dënuar kishte joshur djemtë të kryenim marrëdhënie me të madje kishte bërë foto të abuzimit.
Keto materiale u gjetën në celularin e një prej viktimave, sipas prokurorisë së Sarpy.