• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Sa do t’i kushtojë fiskalizimi bizneseve? Ja ç’thotë drejtoresha e Përgjithshme të Tatimeve

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Sa do t’i kushtojë fiskalizimi bizneseve? Ja ç’thotë drejtoresha e Përgjithshme të Tatimeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Më 1 korrik hyn në fuqi faza e dytë e fiskalizimit. E thënë ndryshe, nuk do të lejohen më transaksionet me para në dorë ose “cash” mes bizneseve. Por, ato do të bëhen duke lëshuar faturë elektronike. Ky proces synon uljen e informalitetit në ekonomi dhe evidentimin e xhiros së saktë të bizneseve në kohë reale, duke lëshuar faturë për çdo shit-blerje që bëjnë. Por, për t’u fiskalizuar, një biznes duhet të ndjekë disa hapa, të cilat shoqërohen edhe me kosto.

Më 1 janar, procesi i fiskalizimit nisi me bizneset që kryenin transaksione me institucionet shtetërore. Nga 1 korriku, fiskalizimi shtrihet për transaksionet mes bizneseve dhe nga 1 shtatori edhe për traksasionet mes bizneseve dhe konsumatorëve. Të dhënat zyrtare tregojnë se në fazën e parë u fiskalizuan 7690 biznese. Ndërsa mijëra të tjerë pritet të fiskalizohen në fazën e dytë. Deri më tani, janë pajisur me certifikatën elektronike për t’u fiskalizuar 18 500 biznese, ndërsa në total janë 34 000 subjekte që duhet t’i nënshtrohen këtij procesi.

Fiskalizimi ka ngjallur diskutime, me argumenta pro dhe kundër. Një pjesë e bizneseve dhe ekspertëve kontabël kanë kërkuar madje shtyrjen e afatit. Ndërsa Ministria e Financave pritet të publikojë një Akt Normativ që fal gjobat për kompanitë që nuk do të jenë gati për t’u fiskalizuar brenda afateve ligjore të përcaktuara tashmë.

E ftuar në “A2 Business”, Drejtoresha e Përgjithshme të Tatimeve, zonja Delina Ibrahimaj, u shpreh: “Ne presim që të shtohet ditë pas dite numri i bizneseve që fiskalizohen. Sot që flasim ka një stok prej 4000 subjektesh që ende nuk e kanë marrë certifikatën elektronike, por është fluks i përballueshëm dhe të gjithë do të pajisen me këtë certifikatë”.

Sa i përket kundërshtimeve për fiskalizimin, Ibrahimaj tha: “Çdo reformë ka përballjet e veta. Kjo reformë do të ketë vështirësitë e veta në impementim dhe jam e bindur se edhe po të shtyhej sërish afati, kur të vinin ditët e fundit do të kishte sërish problematika. Qasja e administratës tatimore ndaj subjekteve nuk do të jetë penalizuese. Nuk do të ketë gjoba gjatë këtij viti për gabime në procesin e fiskalizimit. Ne do të ndjekim të gjitha bizneset në këtë proces dhe do t’i ndihmojmë me trajnime online dhe këshilla”.

Kur u pyet nëse do të ketë kosto financiare shtesë biznesi nga fiskalizimi, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve u përgjigj: “Patjetër që do të ketë kosto, por janë kosto të ngjashme me koston që paguhej për mirëmbajtjen e kasave. Flas këtu për biznesin e vogël. Kostoja është 100 euro pajisja, 40 euro printer elektronik dhe 4800 lekë nënshkrimi elektronik. Pra, nuk është një kosto aq e lartë sa e kishim parashikuar. Kjo bëhet një herë, më pas mirëmbajtja bëhet në varësi të asaj çfarë kërkohet”./a2

Pas

Pogradec/ Të dehur zihen për motive banale, plagoset njëri prej tyre

Para

Si një film horror, peshkaqeni hidhet dhe kafshon parashutistin në këmbë

Para
Si një film horror, peshkaqeni hidhet dhe kafshon parashutistin në këmbë

Si një film horror, peshkaqeni hidhet dhe kafshon parashutistin në këmbë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar