• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Samiti i BE-së, pritshmëri të mëdha për rimëkëmbjen ekonomike

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Samiti i BE-së, pritshmëri të mëdha për rimëkëmbjen ekonomike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


AKADEMIK ANASTAS ANGJELI

Në datat 24-25 qershor u zhvillua në Bruksel Samiti i Këshillit Europian. Takime të këtij lloji, sa herë që zhvillohen, janë rezultat, por edhe reflektojnë kontekstin ekonomik, social dhe politik duke nxjerrë në pah dinamikat dhe problematikat si edhe përplasjet dhe përafrimet e vendeve anëtare të Unionit ndërmjet tyre, por edhe të Bashkimit Europian dhe vendeve të treta. Edhe ky samit nuk mund të shihet i shkëputur nga momenti thelbësisht i rëndësishëm, në të cilin gjendet bota sot në tërësi dhe Bashkimi Europian në veçanti. Rëndësia e këtij momenti vjen si pasojë e këtyre 15 muajve të pandemisë Covid-19, krizës ekonomike, por edhe si pasojë e zhvillimeve ndërkombëtare (në aspektin politik dhe ekonomik) dinamike të këtyre viteve të fundit.

Temat, të cilat shqetësojnë Unionin sot, ishin në axhendën dyditore të këtij Samiti. Duke lënë jashtë diskutimit çështjet e zgjerimit të BE-së (takimet e ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së dhe KE, vendosën të mos caktojë hapjen e konferencës së parë të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të konfliktit Bullgari–Maqedoni e Veriut), gjatë ditës së parë u diskutuan çështjet që lidhen me situatën aktuale të pandemisë, marrëdhëniet e jashtme të Bashkimit Europian dhe emigracionin. Kurse dita e dytë ishte e dedikuar rimëkëmbjes ekonomike të Bashkimit Europian dhe për situatën në Eurozonë.

Debatet, përplasjet verbale, negociatat për deklaratën përfundimtare ishin pasqyrë e mosdakordësive të shumta, të cilat karakterizojnë Bashkimin Euvropian dhe mund të themi që qëndrojnë në themelin e gjithë entitetit të këtij ndërtimi ideor, politik ekonomik dhe social që quhet Bashkim Europian. Pikëpamjet e ndryshme që ekzistojnë për momentin u bënë të dukshme gjatë ditëve të Samitit për sa i përket mosdakordësisë në lidhje me zhvillimin e një samiti në të ardhmen bashkë me pjesëmarrjen e Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin. Gjithashtu, përplasje kishte edhe në lidhje me situatën e krijuar në Hungari nga miratimi i një legjislacioni diskriminues. Për këtë çështje Holanda kishte qëndrimin më të rreptë ndaj Hungarisë.

E megjithatë, pjesë e pandarë e këtij entiteti që është Bashkimi Europian, është edhe aftësia për të mos rënë dakord për çështje të momentit dhe për të ecur përpara, pavarësisht këtyre mosdakordësive. E gjithë historia e Bashkimit Europian është një përpjekje e vazhdueshme për t’u dakordësuar mbi çështje themelore dhe për të pranuar ekzistencën e mendimeve dhe qëndrimeve të ndryshme për çështje jo të rëndësisë parësore. Edhe ky samit ishte pikërisht vërtetim i kësaj marrëdhënieje dialektike, mbi të cilën Bashkimi Europian është ndërtuar dhe vazhdon të rrugëtojë edhe sot.

Pjesa e parë e konkluzioneve të Samitit dyditor kishte të bënte me vendosmërinë, përpjekjet dhe rezultatet në luftën kundër Pandemisë së Covid-19, me situatën aktuale si dhe me masat që Bashkimi Europian dhe vendet anëtare kanë marrë deri tani dhe si do të vazhdojë të përballet në të ardhmen me këtë sfidë..

Kështu me optimizëm shikohet procesi i deritanishëm i vaksinimit dhe theksohet nevoja për vazhdimin e ritmeve të kënaqshme të vaksinimit në të gjithë vendet anëtare. Gjithashtu, u vu në dukje rëndësia e arritjes së një dakordësie ne lidhje me certifikatën digjitale europiane të Covidit, e cila pritet të lehtësojë lëvizjet e qytetarëve brenda dhe jashtë Bashkimit Europian. Një vend i veçantë në konkluzionet i jepet edhe rëndësisë që Këshilli Europian i jep solidaritetit ndërkombëtar në lidhje me përgjigjen ndaj pandemisë dhe angazhohet të vazhdojë të ndihmojë vendet e treta, të cilat kanë ende problematika të mëdha në lidhje me furnizimin me vaksina.

Në qendër të vëmendjes ishin çështjet në lidhje me sfidën e rimëkëmbjen ekonomike. Këshilli analizoi dhe rishikoi situatën aktuale dhe përshëndeti fillimin e implementimit të programit “Next Generation” si dhe të fillimit të kreditimit nga ana e Komisionit për fondet e duhura për këtë program që ka si qëllim fillimin e rimëkëmbjes ekonomike të Bashkimit Europian. Gjithashtu, inkurajohet Komisioni të miratojë planet e rimëkëmbjes të të gjitha vendeve anëtare me qëllim këto të fundit të mund të shfrytëzojnë në maksimum fondet që mund të sigurohen nëpërmjet programit të përmendur më sipër dhe të fillojnë të implementojnë të gjitha projektet e miratuara nga qeveritë e vendeve anëtare. Fondi i rimëkëmbjes konsiderohet i një rëndësie të veçantë nga të gjitha vendet anëtare, sidomos nga vendet e Europës Jugore, të cilat kanë pasur edhe pasojat më të rënda në ekonomitë e tyre të goditura shumë nga rënia e turizmit dhe gjithë aktivitetit ekonomik.

Një pjesë të konsiderueshme të konkluzioneve, ashtu siç u duk edhe nga deklaratat dhe nga bisedimet e zhvilluara përgjatë dy ditëve të zhvillimeve të punimeve të Samitit, kishte të bënte me çështjen e emigrimit si dhe me marrëdhëniet e jashtme të Bashkimit Europian dhe më konkretisht me Turqinë, Federatën Ruse dhe Bjellorusinë.

Në lidhje me Turqinë, u ra dakord që të vazhdohen përpjekjet për të luftuar emigrimin e paligjshëm dhe të intensifikohen përpjekjet për bashkëpunim me vendet, nga të cilat nisen valë të mëdha emigrantësh drejt Bashkimit Europian.

Në lidhje me Turqinë, në konkluzionet e Samitit u theksua rëndësia që Bashkimi Europian u jep marrëdhënieve të tij me shtetin fqinj, Turqinë, si dhe nevoja për të ndërtuar një partneritet të mirë dhe frytdhënës me të. U përshëndet ulja e tensioneve në Mesdheun lindor ashtu siç ishte theksuar edhe në 25 mars të këtij viti. U ritheksua qëndrimi i palëkundur i Bashkimit Europian për një zgjidhje të çështjes së Qipros në linjë me rezolutat e Këshillit të Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në lidhje me marrëdhëniet me Federatën Ruse u vendos theksi te nevoja që ekziston për një politikë më konstruktive nga ana e Rusisë si dhe nevojës për një politikë të unifikuar të Bashkimit Europian në raport me të. Në lidhje me sanksionet ekonomike, mundësia lihet e hapur dhe i ngarkohet Komisionit dhe Komisionerit të Lartë të parashtrojnë të gjitha opsionet për sanksione të mundshme. Për sa i përket Bjellorusisë, nuk ka ndryshim në qëndrimet e mbajtura dhe në masat e marra gjatë fundit të muajit të kaluar. Gjithashtu, në konkluzionet e Samitit u theksua edhe rëndësia që i duhet dhënë në të ardhmen edhe sigurisë kibernetike.

Duket që Samiti i zhvilluar gjatë dy ditëve të fundit i paraprin një periudhe të ngarkuar me ngjarje për sa u përket marrëdhënieve të jashtme të Bashkimit Europian me vendet fqinje të tij siç janë Turqia dhe Federata Ruse, por në të njëjtën kohë edhe në lidhje me marrëdhëniet e vetë Bashkimit Europian me vende të Unionit, të cilat paraqesin vitet e fundit tendenca në rritje të autoritarizmit. Gjithashtu, e një rëndësie të veçantë, do të jetë në muajt në vazhdim edhe ecuria e pandemisë, e cila lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me situatën sociale dhe ekonomike të Bashkimit Europian. Shpresat janë të mëdha që fushata e suksesshme e vaksinimit në rang europian të japë efektet e duhura. Gjithashtu, e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me situatën e krijuar nga pandemia është edhe situate ekonomike.

Duket se Bashkimi Europian i ka dhënë rëndësinë e duhur rimëkëmbjes ekonomike dhe zbutjes së fenomeneve sociale (papunësisë) nëpërmjet fondeve të Next Generation EU, fonde të cilat në muajt dhe vitet në vazhdim pritet t’u japin vendeve anëtare (këtu përfitojnë edhe vendet e Europës Juglindore) frymëmarrjen dhe energjinë e duhur financiare për të dalë nga situata e vështirë e shkaktuar nga pandemia. Edhe ky Samit dëshmoi vendosmërinë e BEsë për përballjen me sfidat e pandemisë së Covid-19 dhe përballimin e krizës ekonomike e sociale.

Pas

Foto të rralla të vitit 1925/ Kur Mbreti Zog bënte plazh në Durrës

Para

“Jena 1″/ Rama përshëndet nismën “Lundro dhe Pastro”: Një komb, një destinacion!

Para
“Jena 1″/ Rama përshëndet nismën “Lundro dhe Pastro”: Një komb, një destinacion!

“Jena 1″/ Rama përshëndet nismën “Lundro dhe Pastro”: Një komb, një destinacion!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

nga Fast News
13:28 | 15/09/2025
0

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

nga Fast News
13:20 | 15/09/2025
0

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Recent News

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

13:28 | 15/09/2025
“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

13:20 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar