Këngëtarja e njohur nga Kosova, Alma Bektashi pas 25 vitesh po i jep fund martesës me bashkëshortin e saj, dhe arsyeja është tradhta prej dy vitesh e këtij të fundit.
Prej dy vitesh duket se bashkëshorti i saj del hapur me një psikologe divorcesh, 20 vite më të re. Lajmi fillimisht u publikua në suplementin Panorama Plus të Gazetës Panorama, ku dolën edhe fotot e çiftit.
Në fotot më poshtë shfaqet psikologia me iniciale E.K., duke u puthur dhe përqafuar me bashkëshortin e këngëtares, Alma Bektashi, Sokol Stafa teksa eksplorojnë Dubain dhe vende të tjera luksoze.
“Dashuri jete”– shkruan ajo, në një foto ku pozon e përfqafuar me Stafën në ambientet e një lokali, duke nxjerrë zbuluar tradhtinë e Sokol Stafës, i cili rezulton ende i martuar ligjërisht me këngëtaren por jo edhe për shumë kohë.
Burime për “Panorama.al” kanë treguar se edhe vetë Alma është njohur me këtë aferë dyvjeçare të bashkëshortit, nga kjo mënyrë e daljes hapur në rrjetet sociale të psikologes, me të cilën flitet se kanë dy vjet që shoqërohen. Ndaj edhe menjëherë ka nisur procedurat e divorcit.