Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të kalojë fundjavën ndryshe.
Ai ndodhet mes natyrës së bukur shqiptare.
Berisha është larguar nga Tirana, e cila është përfshirë nga i nxehti afrikan prej ditësh, për të shijuar freskinë e alpeve tona.
“Një fundjavë të këndshme për ju miq!”, shkruan Berisha në foton që shpërndan në Facebook.
Ish-kryeministri duket i pashqetësuar për faktin se u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit disa javë më parë, ndërsa relaksohet mes “bukurive të egra”.
