Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik sot në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën katër anëtarët e një familjeje, prindërit dhe dy vajzat e mitura.
Uniformat blu bëjnë me dije në njoftimin zyrtar se ka rënë në pranga shtetasi:
- I. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G., 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin mjetin “Toyota”. Gjithashtu, si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.