Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një fëmijë i mitur ka rënë nga lartësia.
Policia bën me dije se i mituri me inicialet R. K., 4 vjeç, dyshohet se duke luajtur në banesën e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike.
Ky shtetas do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.