Goditet për shkak të detyrës drejtori i Ujësjellësit në Fushë-Arrëz, Anduel Gjinaj.
Denoncimi është bërë nga ai vetë, si në polici ashtu dhe në Prokurorinë e Pukës.
“Jam goditur nga shtetasi M. Q., për shkak të detyrës. Shtetasit M. Q. i shkëputa një linjë uji të paligjshëm”, mësohet të ketë thënë Gjinaj, në denoncimin e tij.
Sipas informacioneve ngjarja e rëndë ka ndodhur para godinës së institucionit që ai drejton.