Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka lëshuar një thirrje të fortë për qeverinë.
Sipas tij duhet të merren masa urgjente në mënyrë që të mos përjetojmë një dimër si ai i kaluari me pandeminë.
Shehu shtoi se muajt e vjeshtës dhe dimrit mund të jenë të rrezikshëm.
“Shpresoj mos të jetë kështu, por përsëri jemi përpara rrezikut nëse vazhdojmë me mungesën e përgatitjes së sistemit shëndetësor dhe me vaksina të pasigurta. Gjithmonë duhet të bëhesh gati për më të keqen”, theksoi Shehu.