Policia e Shtetit ka arrestuar dy punonjës të OSHEE-së në Shijak, pasi nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë, e cila përdorej për kultivimin e drogës në një shtëpi. Një banesë ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike dhe autorët vidhnin energji elektrike për të mbajtur ndezur llampat ngrohëse
Të arrestuarit për veprën penale “Shpërdorim detyre” janë shtetasit E. S., 39 vjeç dhe Xh. I., 25 vjeç, banues në Shetel dhe Romanat, me detyrë faturist dhe elektricist pranë OSHEE-së.
Ndërkohë në kërkim janë shpallur 3 kultivuesit me iniciale VG., 32 vjeç, A. D. (G)., 27 vjeç, të dy banues në Hardhishtë, Shijak.
Në kërkim është shpallur edhe shtetasi I. G., 40 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, pasi dyshohet se është bashkëautor në kultivimin e bimëve narkotike