Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë ku një person është vetëvrarë me armë zjarri.
Sipas burimeve, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 04:25, në fshatin Rreth i Epërm.
“Në banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi M.N.,71 vjeç.”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ndërsa po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.