Lulzim Basha duket se do të jetë sërish kryetari i ri i Partisë Demokratike, për një mandat tjetër 4-vjeçar në krye të selisë blu.
Nga rezultatet e fundit të bëra publike nga kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, Jemin Gjana u shpreh se Basha ka marrë mbi 32 mijë vota.
Sipas Gjanës, janë numëruar mbi 54.7% e votave dhe të vlefshme janë mbi 40 mijë. Sipas tij, këto të dhëna janë paraprake, mirëpo nënvizoi se lëvizjet deri në rezultatin final mund të jenë shumë të vogla.
Rezultate që bëri me dije Jemin Gjana, në gjithë vendin:
1- Fatbardh Kadilli – 763 vota
2- Edith Harxhi – 961 vota
3- Agron Shehaj – 6.038 vota
4- Lulzim Basha – 32.882 vota
Pra, nga ky rezultate del se Lulzim Basha është matematikisht kreytari i ri i Partisë Demokratike, shkruan newsbomb.al. Vetë nga selia blu dhe Jemin Gjana kanë bërë me dije se në total në këto zgjedhje kishin të drejtë të votonin 75 mijë demokratë.