Një aksident është regjistruae këtë pasdite në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”. Shtetasi me iniciale A. Sh., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, është përplasur me një motomjet tip “Linfan”, që drejtohej nga shtetasi me iniciale Sh. H.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri që ndodhej në motomjet, një shtetas 13-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





