Një person i armatosur qëlloi dhe vrau një të moshuar dhe dy djem të rinj. Ngjarja ndodhi në Itali.
Ai u gjet i vdekur më pas në banesë.
Mediat italiane shkruajnë se Kryebashkiaku i Romës, Virginia Raggi shprehu keqardhjen e tij për të shtënat në qytetin e Ardea teksa dhe ngushëlloi të afërmit e viktimave.
Policia rrethoi shtëpinë ku u fsheh i armatosuri. Duke folur për gazetarët e mediave vendase, Kryetari i Bashkisë së Ardea Mario Savarese u shpreh se personi i armatosur njihej si i paqëndrueshëm dhe më herët kishte kërcënuar banorët e zonës se do t’i qëllonte.





