Një video, e cila tregonte dy shqiptarë duke shëtitur dhe filmuar disa shtëpi në lagjiet e një qyteti italian, u virale në mediat online shumë shpejt.
Me një italishte modeste, dy shqiptarët thoshin se shtëpit u pëlqenin dhe se ishin të bukura ndërkohë që në mediat italiane u cilësuan si “skiftera”, hajdutë shtëpish.
Njëri prej dy të rinjëve, i quajtur Besmir, është rishfaqur sërish në publik. Ai tregoi në “E diela shqiptare” se jeta e tij ka ndryshuar shumë pas videos virale në internet.
Këtë herë Besmiri ishte derjtuar emisionit për t’i kërkuar ndjesë bashkëshortes si dhe për t’u ribashkuar me të.
Misioni nuk u përmbush plotësisht por ai shpresë në një ribashkim të mundshëm. Në emision ai tha se është njeri i drejtë, punëtor dhe i përkushtuar për familjen.





