Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Zeytinburnu të Turqisë. Shqiptari i identifikuar si shtetasi Serxhio Sharra, 19 vjeç, ka humbur jetën pas një sherri mes dy grupeve. Mësohet se një tjerër është plagosur.
Ngjarja u shënua rreth orës 21:00 me orën lokale, mirëpo shkaqet e sherrit janë ende të paqarta.
Kanë qenë banorët e zonës ato që kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën. I riu humbi jetën në spital pasi nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra nga goditja me mjet prerës.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë. Trupi i tij i pajetë u dërgua në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Ndërkaq, gjendja shëndetësore e shtetasit tjetër me iniciale B. M.mbetet tepër kritike.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë.