Kryedemokrati Lulzim Basha, me rastin e Fitër Bajramit ka shkuar për vizitë në selinë e Komitetit Mysliman të Shqipërisë.
Basha, i ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Fiter Bajramin dhe agjërim të pranuar e shpresë të përtëritur.
“Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të ripërtëritur, Zoti ju bekoftë ju, ju begatoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, tha Basha.