Ditën e sotme një aksident i rëndë u shënua në aksin Berat Skrapar.
Konkretisht, përplasja ndodhi në urën e Vërtopit.
Ndërkohë një vajzë 28 vjeçare e identifikuar si Anxhela Ibra është në gjendje të rëndë për jetën.
Mjeti Audi që ajo drejtonte u përplas fillimisht me bordurën e urës dhe më pas përfundoi në lumë.
Ajo udhëtonte së bashku me një person tjetër, i cili mësohet se nuk ndodhet në rrezik për jetën.
Sipas një dëshmitari në vendngjarje, e reja shofere është munduar të frenojë por nuk ka arritur.
Si rezultat ajo është përplasur me betonin e urës dhe më pas ka rënë poshtë në lumë.
“Përplasja ka qenë në pjesën metalike dhe me beton të urës. Dëmtime me të mëdha kane qenë nga ana e shoferit. Sipas dëshmitarit në ngjarje, mjeti ka tentuat të frenojë por nuk ka mundur. Shpejtësia duhet të ketë qenë shumë e madhe. Pasi ka goditur betonin, makina ka përfunduar në lumë. Policia po punon për zbardhjen e aksidentit”, raportoi gazetarja nga terreni.