• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ju njohin kush jeni” Rama flet troç për patronazhistët: Më 25 prill do habiteni dhe vetë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Ju njohin kush jeni” Rama flet troç për patronazhistët: Më 25 prill  do habiteni dhe vetë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Gjatë një takimi me të rinjtë e Tiranës, kryeministri Edi Rama shpjegoi fjalën aq shumë të lakuar kohët e fundit: patronazhist.

Sipas tij ky emër është shkolla e parë e politikës dhe është një mision që i dërgon ata shtëpi më shtëpi dhe pyet për problematikat e tyre.

Kreu i qeverisë iu përgjigj dhe deklaratave të presidentit Ilir Meta i cili ditën e djeshme tha se “patronazhistët janë fuksa”. Rama tha se mesazhi i tij është i qartë: “Patronazhistëve u marrshin të keqen”.

“Përfshirja në një parti politike është sfida më e madhe që një njeri zgjedh në moshën tuaj, pasi aty janë përtalljet më të forta, drejtpërdrejta dhe ndikuese për të nesërmen. Ju jeni patronazhistë, si ju ka dhe plot të tjerë.

Në këto ditë fjala patronazhist është lakuar shumë, por prej disave përdoret si fjalë për të krijuar idenë e një gogoli që ka dalë në Tiranë dhe kontrollon njerëz. Patronazhisti nuk është figurë që u shpik në Shqipëri, s’e krijuam ne. Patronazhisti është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe historisë së përballjeve mes dy partive më të mëdha të botës, Partisë Republikane dhe Demokratike në SHBA.

Patronazhisti kotnribuon aty ku i takohet, të kontaktojë me një numër të caktuar familjesh, të komunikojë me kategori të ndryshme dhe të mbajë shënim, se çfarë perceptimi ka për ata që takon, janë majtas, djathtas, janë të vendosur, të lëkundur. Kështu që, le të thonë ç’të duan ata. Patronazhimi është klasa e parë e shkollës së madhe politike, ku kush ka ambicien, dëshirën, këmbënguljen për të shkuar në klasa më të mëdha e fillon nga patronazhisti. Mund të jenë dhe 60 vjec dhe vijon të jetë patronazhist, si aktivist i partisë politike.

Mesazhi për patronazhistët duke filluar nga Ilir Meta, patronazhistëve t’u merrni të keqen. Edhe mos harroni asnjëherë, patronazhistët ju njohin kush jeni. Ne ju njohim dhe me 25 prill do e shihni kush jemi. Kur votat të numërohen do e kuptoni se përse ne juve ju mundim, do ju mundim. Edi Rama është vetëm patronazhisti më i gjatë. Edhe pjesa tjetër, ana tjetër e medaljes, patronazhistët tanë s’kanë makina të shtrenjta. Nuk ka patronazhist me Hummer, Bently, Ferrari, Toyota. Ata kujtojnë se po ikin përpara duke u futur në karvan me Lamburgini dhe duke bredhur nëpër Shqipëri, patronazhistët tanë nuk bredhin, ata ecin. Ecin dhe ndalojnë. Sepse në çdo hap, marrin shënim, kush je? Si e ke emrin? Si të duket situata? Për kë ke votuar më përpara? Kë do të votosh këtë herë? Po mamin? Babi c’thotë? Ndërkohë që ata mendojnë se Shqipëria është rrugëve duke pritur në çdo cep”, u shpreh Rama.

Pas

Vetëm 11 humbje jete nga pandemia- Ja cili është sekreti i Tajvanit

Para

Si ta përdorni xhelin e aloe verës kundër djegie në shtëpi

Para
Si ta përdorni xhelin e aloe verës kundër djegie në shtëpi

Si ta përdorni xhelin e aloe verës kundër djegie në shtëpi

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar